Dimitrievski nga Gostivari: Do të propozoj ligje të cilat janë në interes të qytetarëve
- Dëshiroj të jem president i cili gjeneron zgjidhje, do të propozoj ligje të cilat janë në interes të qytetarëve, dhe jo të nënshkruaj ligje si naiv nga elitat politike, porositi nga tubimi partiak në Gostivar kandidati për president të shtetit, Maksim DImitrievski nga ZNAM.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:41, 15 prill, 2024
Gostivar, 15 prill 2024 (MIA) - Dëshiroj të jem president i cili gjeneron zgjidhje, do të propozoj ligje të cilat janë në interes të qytetarëve, dhe jo të nënshkruaj ligje si naiv nga elitat politike, porositi nga tubimi partiak në Gostivar kandidati për president të shtetit, Maksim DImitrievski nga ZNAM.
Sonte para qytetarëve nga disa komuna të Pollogut në amfiteatrin veror, Dimitrievski e kritikoi ashpër garniturën aktuale në pushtet, ndërsa sundimin e tyre e vlerësoi si autokraci të ngarkuar me korrupsion.
Ai përmendi se ka zgjidhje dhe masa të cilat bëjnë pjesë në konceptin e tyre të quajtur "Manifesti për Maqedoni". Në të, siç tha, ka pesë zgjidhje konkrete.
Kandidati për president nga ZNAM bëri thirrje për dalje masive më 24 prill dhe nga gostivarasit kërkoi t'u bëjnë thirrje më të afërmëve, sepse, siç tha, këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen.
Në tubim foli edhe Sonja Gjorgjievska dhe njeriu i parë i degës së Gostivarit i partisë ZNAM, Ljubomir Veliçkovski. ab/