• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dimitrievski: Mendoj se është gabim që "Vlen" ta kopjojë BDI-në

Dimitrievski: Mendoj se është gabim që

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Mendoj se është gabim që "Vlen"-i ta emitojë BDI-në, sepse është vepër e parë tashmë dhe një e kaluar, deklaroi sot kryetari i ZNAM, Maksim Dimitrievski, i pyetur se në ç'farë marrëdhëniesh janë me koalicionin "Vlen" pas mospajtimeve rreth Balancuesit.

"Mendoj se partneri ynë në pushtet, edhe pse ZNAM është partner me VMRO-DPMNE-në në këtë pushtet dhe në asnjë moment ne nuk kemi biseduar si parti politike për ç'farëdo lloj koalicioni ose mbështetje të ndërsjellë në nivel qendror, por, megjithatë ata janë partner i partnerit tonë, e respektojmë këtë, por duhet ta korigjojnë veten. Mendoj se është gabim ta emitojnë BDI-në, sepse BDI tashmë është punë e parë dhe një e kaluar. Duhet të krijojmë politika të reja për rritje ekonomike dhe zhvillim të shtetit, sepse qytetarët tashmë nuk janë të ngarkuar, kush ç'farë flamuri do të valojë  ose kush është pengu më i madh për të përmbushur disa platforma dhe strategji kombëtare të theksuara, por thjeshtë, qytetarët duan të jetojnë në një shtet të rregulluar në të cilin korrupsioni do të ulet, do të ndërtohet një sistem dhe do të bëhet një shtet funksional, sistem funksional në funksionin e qytetarëve dhe shteteve", u përgjigj Dimitrievski, i cili mori pjesë në debatin e forumit - "Strategjitë shtetërore dhe sfidat për zhvillimin e qëndrueshëm të komunave" në fakultetin "Hajdelberg" në Shkup.

Dimitrievski tha se e ka parë në rrjetet sociale rastin me vizitën private të kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi me automjetin zyrtar. Ai tha se pret përgjigje zyrtare nga Ministria kompetente, në pjesën e "rregullimit të regjimit të lëvizjes nga lloji i tillë i funksionarëve të lartë".

"Pasi ta dëgjoj, do ta shpreh edhe qëndrimin tim. Nëse automjeti është shfrytëzuar për nevoja private dhe ahengje familjare, është e palejueshme. Në të kundërtën, nëse ju kryeni një funksion të tillë të lartë në shtet dhe ju takon sigurim, gjithçka bëhet sipas protokollit, atëherë nuk ka kurrfarë pengesa të bëhet kjo. Por, megjithatë ia lë institucioneve shtetërore kompetente zyrtare të shprehen për rastin, ndërsa pastaj edhe unë do ta jap mendimin tim", tha Dimitrievski. sa/

Foto dhe video: MIA 

QËNDRONI TË LIDHUR