• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dimitrievski: Konfirmuam minimum grup parlamentar, do të jemi me qytetarët dhe do të punojmë për ta

Dimitrievski: Konfirmuam minimum grup parlamentar, do të jemi me qytetarët dhe do të punojmë për ta

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Lëvizja ZNAM sonte shkroi historinë për Maqedoninë tonë. Konfirmuam minimum grup parlamentar dhe diku rreth 60 mijë vota. Do të jemi me qytetarët dhe do të punojmë për qytetarët, tha sonte kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski.

Ai ka uruar qytetarët e vendit të cilët, siç tha, treguan “sens” për shtetin.

"Maqedonia zgjodhi president. Dua ta përgëzoj profesoreshën Gordana Siljanovska Davkova për fitoren e madhe dhe t'i uroj mandat të suksesshëm, ta udhëheq Maqedoninë në drejtimin e duhur, të jetë këtu gjithmonë pranë qytetarëve sepse lufta jonë është dhe do të jetë për qytetarët. Më lejoni ta përgëzoj edhe VMRO-DPMNE-në për fitoren bindëse që siguruan", tha Dimitrievski.

Ai beson se këto zgjedhje do të jenë leksion shtesë për të gjitha subjektet tjera politike që gravitojnë në skenën politike.

"Me krenari mund të konfirmoj se ZNAM nga sonte e fillon luftën e saj për një Maqedoni të dinjitetshme", nënvizoi Dimitrievski.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR