• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dimitrievski: Kam pesë parime dhe pesë prioritete në programin "Manifest për Maqedoninë"

Dimitrievski: Kam pesë parime dhe pesë prioritete në programin

 Krushevë, 4 prill 2024 (MIA) - Me program të titulluar "Manifest për Maqedoninë" dhe me sloganin "Maksimum për Maqedoninë", kandidati për president Maksim Dimitrievski e filloi fushatën për zgjedhjet presidenciale nga Krusheva.

 "Programi im bazohet në pesë parime strategjike dhe pesë prioritete me të cilat do të merrem në 200 ditët e para. Pesë parimet e mia janë: unikë në politikën e jashtme, zëri i arsyes dhe bashkimi, më të fortë në mbrojtje dhe siguri, institucione të forta për mbrojtjen e qytetarit dhe shtetit dhe përfshirje dhe përgjegjësi. Do të forcoj rolin e presidentit në marrëdhëniet me jashtë, do të inkurajoj dhe mbaj një dialog të rregullt, konstruktiv dhe të arsyetuar me subjektet politike për të arritur mirëkuptim dhe pajtueshmëri për qëllimet kyçe të shtetit - në politikën e jashtme dhe të brendshme, si komandant suprem,  do të punoj për forcimin e kapaciteteve të armatës së Maqedonisë së Veriut, do t'i bëj të gjitha përpjekjet që të valorizohet anëtarësimi ynë në NATO", tha Dimitrievski  në Krushevë.

 Ndër prioritetet, kandidati për president i lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski i  theksoi -  formimin e ekipit të posaçëm të ekspertëve të BE-së, ekipit ligjor për zbatimin e të drejtës ndërkombëtare, si dhe strategjinë kombëtare për luftimin e korrupsionit politik.

 Siç theksoi, në interes të forcimit të besimit të ndërsjellë dhe përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe me Republikën fqinje të Bullgarisë, në 200 ditët e para do të propozojnë ndrshime kushtetuese për  përfshirjen e  kroatëve, malazezëve dhe bullgarëve në preambulë, me vlefshmëri ligjore të shtyrë, të cilat do të hyjnë në fuqi në të njëjtin moment kur Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtare e plotëfuqishme e Bashkimit Evropian.

Foto: MIA


 

QËNDRONI TË LIDHUR