• e martë, 03 mars 2026

Dimitrievski: Është e palejueshme që Grubi të jetë në arrest shtëpiak

Dimitrievski: Është e palejueshme që Grubi të jetë në arrest shtëpiak

 Shkup, 2 mars 2026 (MIA) - Është e palejueshme që Artan Grubi të jetë në arrest shtëpiak, vlerësoi sonte kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski.

 Në emisionin në TV Sitel, Dimitrievski theksoi se ZNAM ka marrëdhënie të shkëlqyera me partnerët e saj të koalicionit,se me kryeministrin ende nuk ka biseduar për rikonstruim,  as për resort dhe as për emra konkretë, dhe se është absolutisht i kënaqur me dy ministrat e tij, të Drejtësisë dhe Administratës Publike, të cilët, siç përmendi, janë maksimalisht të përkushtuar ndaj reformave.

 Dimitrievski është i vendosur që ZNAM nuk do të pranojë pjesëmarrjen në qeveri, në pjesën përbërëse të së cilës  do të ishte BDI-ja aktuale, siç theksoi, e pareformuar.

 "Qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit, ndërsa Maqedonia si shtet duhet t'i marrë të gjitha sfidat shumë seriozisht dhe nuk duhet të shohim përsëritje. Lidhur me precedentin me Grubin, ministri dërgoi një mesazh të qartë pushtetit gjyqësor dhe prokurorisë sepse kemi parë që shumë raste të tilla janë përsëritur në të kaluarën. Nëse keni një person që është arratisur nga vendi, dhe ndërkohë ka raportuar se ka dalë për shëtitje dhe është kthyer  pas muajsh, është e palejueshme ta lini në arrest shtëpiak, dhe nga ana tjetër të shihni njerëz në paraburgim për vepra shumë të vogla penale" porositi Dimitrievski lidhur me kërkesën e ministrit të Drejtësisë, Fillkov, MPB dhe ASK për të dhënë informacion publik se si e kanë vlerësuar se Grubi nuk është i sigurt në paraburgim.

 Sipas kryetarit të ZNAM, ka pasur një keqkuptim midis institucionit të paraburgimit dhe shërbimeve të sigurisë, dhe ata duhet të japin një përgjigje të qartë, ndërsa ministri ka vepruar në përputhje me kompetencat e tij.

 Çështja për zgjedhje të parakohshme të mundshme, ai theksoi se pyetja duhet t'i shtrohet kryeministrit.

  Lidhur me zhvillimet në Lindjen e Mesme, kryetari i ZNAM konsideron se tashmë ka dhe do të ketë pasoja ekonomike.

 "Ne duhet t'u përmbahemi partnerëve tanë në NATO dhe partnerëve tanë strategjikë dhe të mbrojmë qytetarët tanë në rajonin e Lindjes së Mesme, me të cilët unë, si kryetar komune, mbaj kontakte të rregullta me ta", theksoi Dimitrievski.

 Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR