• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dimitrievska: Shpërbërja e Këshillit të Prokurorëve publik nuk është opsion

Dimitrievska: Shpërbërja e Këshillit të Prokurorëve publik nuk është opsion

Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) - Shpërbërja e Këshillit të prokurorëve publik nuk është opsion, sepse numri më i madh i anëtarëve të saj janë zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta nga ana e prokurorit publik, deklaroi kryetarja e Këshillit të prokurorëve publik, Dushica Dimitrievska.

E pyetur për atë se si i sheh paralajmërimet për reforma në Këshillin gjyqësor dhe në prokurori, Dimitrievska tha se anëtarët e këshillit kanë marrë pjesë në të gjitha grupet punuese të cilët punojnë për ndryshimin e ligjeve.

"Këshilli i Prokurorëve publik i zbaton kompetencat e saj ligjore. Në lidhje me pyetjen, dua të sqaroj se anëtarët e këshillit kanë qenë anëtarë të të gjitha grupeve punuese që punojnë për ndryshimin e ligjeve, ndërsa me qëllim të përmirësimit të punës së vetë Këshillit të vazhdojnë ta bëjnë edhe në të ardhmen", deklaroi Dimitrievska në deklaratën për media pas deklaratës solemne për zgjedhjet e reja të Prokurorëve publik sot në Këshillin e Prokurorëve publik. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR