• e martë, 01 tetor 2024

Dimitrievska Koçoska: Do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme

Dimitrievska Koçoska: Do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit në shkollat fillore dhe të mesme

Ohër, 20 shtator 2024 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçoska sot në Ohër tha se qëndron prapa paralajmërimeve se do të ketë rritje të pagave për të punësuarit në arsim. 

Ajo në margjinat e 23 vjetorit të Konferencës së bursës së Maqedonisë para mediave, deklaroi se buxheti mbetet për t'u hartuar, por se qëndron fuqishëm në qëndrimin e rritjes së pagave për mësimdhënësit në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

"Të mbarojmë buxhetin, por një nga gjërat që unë qëndroj me vendosmëri është rritja e pagave për arsimin fillor dhe të mesëm për mësimdhënësit. Lufta ime gjithashtu është që të sigurojmë mjetet për rritjen e pagave në shëndetësi", theksoi ajo në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve.

Lidhur me çështjen e licencave për organizimin e lojërave të fatit përmes internetit, ministrja tha se Ministria e Financave nuk ka dhënë asnjë licencë, se asnjë kompani në vend nuk ka licencë për organizimin e lojërave të fatit në internet, përfshirë edhe Lotarinë shtetërore. 

"Kapitulli 6 i ligjit për lojërat e fatit thekson qartë se duhet të ketë rregullore nga Ministria e Financave mbi bazën e të cilave do të licencohen kompanitë. Deri në këtë moment Ministria nuk ka rregullore të brendshme në bazë të së cilës dikush mund të licencohet. Licenca që ka pasur Lotaria shtetërore ka qenë në periudhën me dispozitat përfundimtare kalimtare 2015/2017, periudhë në të cilën është dashur të përgatiten rregulloret, të cilat fatkeqësisht ende nuk janë gati dhe në bazë të kësaj më tej do të thotë se çdo kompani është e licencuar. Domethënë, sipas kësaj dhe sipas Ligjit, në këtë moment në pjesën e lojërave të fatit në internet nuk ka asnjë kompani në Maqedoni që të ketë ndonjë licencë", tha Dimitrieska Koçoska duke theksuar se kjo ishte raportuar në institucionet kompetente. 

Sa i përket akuzave të opozitës për kredinë e planifikuar të mjeteve nga Hungaria, se kinse me ato mjete do të rritet borxhi i shtetit, ajo shton se këto janë mjete që i ka planifikuar edhe partia tashmë opozitare.

Për vërejtjet se gjoja bëhet fjalë për fonde kineze, ministrja theksoi se fondet në vend vijnë nga Hungaria, gjë që neve si shtet siç tha ajo, "nuk na intereson".

"Ne mjetet  i marrim nga banka hungareze dhe si financohen ato, pse për neve nuk është rëndësi. Për mua me rëndësi është t'i marr ato nga banka hungareze sipas kushteve të mia. Dhe për mua ky është linku, Maqedonia me Hungarinë. Më tej nuk mund ta di. Ndoshta ata do të na i japin nga buxheti i tyre, ndërsa ato do i shtojnë në buxhetin e tyre... Interesi i Hungarisë është që ata të marrin 3.25 për qind interes nga ne. Nuk shoh absolutisht asnjë problem këtu. Ne marrim fonde nga një shtet anëtar i BE-së dhe për mua kjo është e rëndësishme", tha Dimitrieska Koçoska. 

Ministrja e Financave iu drejtua edhe pjesëmarrësve të Konferencës së 23-të vjetorit të bursës së Maqedonisë e cila nga sot po mbahet në Ohër. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR