• e martë, 24 dhjetor 2024

Dimitrieska-Koçoska: Propozimi i buxhetit për 2025 është koncept i ri për konsolidim fiskal dhe investime për rritje të përshpejtuar

Dimitrieska-Koçoska: Propozimi i buxhetit për 2025 është koncept i ri për konsolidim fiskal dhe investime për rritje të përshpejtuar

Shkup, 14 nëntor 2024

Propozimi i buxhetit për vitin 2025 kryesisht është zhvillimor, i mbështetur nga mjetet e planifikuara për projekte kapitale, projekte komunale, përkrahje të ekonomisë. Buxheti që sjell ndryshim në menaxhimin e financave publike dhe që është vetëm një pjesë e konceptit të ri që po zbatojmë në praktikë, i cili bazohet në konsolidimin fiskal dhe investimet në arritjen e rritjes së përshpejtuar ekonomike. Kjo u theksua nga ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në ekspozenë lidhur me Propozimin e buxhetit për vitin 2025 në Komisionin e Financimit dhe Buxhetit. “Propozimi i buxhetit për vitin 2025 është projektuar për përmbushjen e përcaktimit të konsolidimit fiskal dhe për sigurimin e qëndrueshmërisë fiskale. Fakt esencial është që vizioni i Qeverisë për vitin e ardhshëm të jetë i bazuar në supozime realiste makroekonomike dhe projeksione fiskale. Njëkohësisht, kjo siguron funksionimin normal të institucioneve dhe shtetit dhe kryerjen e rregullt të detyrimeve.

Respektivisht, në krijimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, jemi nisur nga përcaktimi për uljen e deficitit buxhetor, i cili në vitin 2025 është më i ulët për 0.9 p.p. Inkasimi efikas i të ardhurave, përmes luftës kundër ekonomisë gri dhe më e rëndësishmja, efikasiteti në shfrytëzimin e të gjitha mjeteve.

Domethënë, pikësynimi ishte që mjetet që inkasohen në të gjitha bazat në Buxhet të viheshin në funksion dhe të jepnin efektet më të mira. Në këtë drejtim, nxiten institucionet që kanë mjetet e tyre t'i zbatojnë dhe t’i shfrytëzojnë ato. Nga 12 nëntori, vlera e mjeteve te shfrytëzuesit buxhetorë është mbi 14 miliardë denarë. Mbi këtë bazë hapëm mundësinë që të financojmë shumë projekte të tjera që sjellin zhvillim”, theksoi ministrja.

Ajo shtoi se koncepti i ri na sjell në një vit në të cilin duhet të vazhdojë stabilizimi i situatës makroekonomike dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike, si dhe përcaktimi në periudhë afatmesme për të arritur norma të rritjes ekonomike mesatarisht prej 5%, si dhe deficit buxhetor dhe borxh publik në përputhje me rregullat fiskale.

"Ky vizion nuk bazohet në listë dëshirash, por bazohet në realizime, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit 2024. Rritjen e bazojmë në realizimin real të ciklit të fuqishëm të investimeve, duke u mbështetutr në vlerë të lartë të shpenzimeve kapitale në Propozimin e Buxhetit dhe një sërë masash e politikash për realizimin efikas të mjeteve të planifikuara. Krahas investimeve në sektorin publik, komponenti zhvillimor do të përkrahet edhe përmes ciklit të planifikuar të investimeve në sektorin privat, i cili do të përkrahet nga shteti nëpërmjet mjeteve të favorshme të siguruara nga huaja e Hungarisë, si dhe projektet në nivel lokal që do të realizohen nga komunat”, theksoi ministrja dhe shtoi se, rritja e PBB-së është projektuar në 3.7%, ndërsa inflacioni në 2.2%. Propozimi i Buxhetit për vitin 2025 është buxhet ku si veçori shtesë paraqitet fakti se trendi i rritjes së shpenzimeve është më i ulët se trendi i rritjes së të ardhurave, respektivisht me këtë buxhet, të ardhurat janë rritur për 13% dhe shpenzimet për 10% krahasuar me vitin 2024, që në nga ana tjetër, kontribuon në konsolidimin dhe zvogëlimin e deficitit buxhetor për rreth 3.3 miliardë denarë, theksoi ministrja.

Të ardhurat e përgjithshme të Buxhetit për vitin 2025 janë planifikuar në nivel prej 358.8 miliardë denarëve, ndërsa shpenzimet planifikohen në nivel prej 400.2 miliardë denarëve. Deficiti buxhetor është projektuar në nivel prej 41.3 miliardë denarëve ose në nivel prej 4% të PBB-së dhe është më i ulët për rreth 3.3 miliardë denarëve.

Siç theksoi ministrја, me Buxhetin për vitin 2025, jemi udhëhequr nga buxhetimi në bazë të parimit të realitetit, përkatësisht të ardhurat e planifikuara në vlera që realisht mund të realizohen, si dhe shpenzime që mund të kryhen. Përveç kësaj, sa i përket shpenzimeve, ato bazohen mbi shfrytëzimin më efikas të burimeve të punës, uljes së shpenzimeve jothelbësore, si dhe impaktit më të madh pozitiv mbi aktivitetin ekonomik.

Me Propozimin e buxhetit për vitin 2025 planifikohen mjete financiare në vlerë prej 50.5 miliardë denarëve për shpenzime kapitale dhe 349.6 miliardë denarë për shpenzime rrjedhëse, me të cilat sigurohet pagesa e rregullt të pagave, pensioneve dhe rritja e tyre, pagesa e kontributeve sociale, subvencioneve në fushën e bujqësisë, përkrahjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përkrahjes dhe subvencionimit të aktiviteteve inovative, si dhe alokimi i mjeteve financiare për përkrahje të targetuar të kategorive të shtresave në nevojë të qytetarëve dhe ekonomisë.

Shpenzimet për pagesën e pagave janë paraparë të jenë në nivel prej 48.1 miliardë denarë, që shënojnë rritje prej 8%, për mallra dhe shërbime janë projektuar 26.2 miliardë denarë dhe shënojnë ulje prej 0.5% në strukturën e shpenzimeve të përgjithshme. Për pagesën e pensioneve janë planifikuar 105.5 miliardë denarë me të cilat do të sigurohen mjete për rritjen e paralajmëruar të pensioneve për 2.500 denarë nga muaji mars i vitit të ardhshëm.

Për pagesën e kompensimeve për mbrojtjen sociale janë planifikuar rreth 14.5 miliardë denarë, për pagesën e kompensimit monetar në rast papunësie janë planifikuar 1.6 miliardë denarë, për zbatimin e politikave dhe masave për punësime janë paraparë 2.3 miliardë denarë. Më shumë mjete janë siguruar për kujdesin shëndetësor, të cilat janë planifikuar në nivel prej 52.5 miliardë denarë dhe shënojnë rritje prej 10.7%. Përveç kësaj, FSSHM-ja dhe MSH-ja kanë edhe mjetet e tyre për kujdesin shëndetësor. Përkrahja në bujqësi është planifikuar në nivel prej 8 miliardë denarëve, transfertat për NJVL-në janë planifikuar në vlerë prej 33.2 miliardë denarëve që shënojnë rritje për 2.5 miliardë denarë.

Shpenzimet kapitale, të cilat janë në nivel prej rreth 50.5 miliardë denarë do të krijojnë parakushte për një cikël të ri të rritjes ekonomike, duke siguruar nivel të theksuar të investimeve publike të cilat janë bazë për përmirësimin e perspektivës ekonomike, si dhe për një jetë më të mirë për qytetarët. Krahas nivelit të lartë të investimeve kapitale nga mjetet buxhetore, mjete të konsiderueshme për realizimin e projekteve janë siguruar edhe me huatë nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe kreditorët bilateralë, të cilat janë destinuar për infarstrukturën hekurudhore, atë komunale, menaxhimin e mbetjeve, efikasitetin energjetik në sektorin publik, shëndetësinë, arsimin, shërbimet sociale, bujqësinë, sektorin energjetik etj. 

Propozimi i buxhetit parasheh financimin e deficitit buxhetor me huamarrje në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Në vitin 2025, shlyerja e principalit të borxhit të jashtëm është 49.3 miliardë denarë, ndërsa në tregun vendor 16.9 miliardë denarë.

Debati për Propozimin e buxhetit në Komisionin e Financimit dhe Buxhetit zgjat 10 ditë, me ç’rast si propozim plotësues dërgohet për shqyrtim dhe miratim në seancën plenare të Kuvendit. Buxheti për vitin 2025 duhet të votohet deri më 31 dhjetor.

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR