• e mërkurë, 02 tetor 2024

Dimitrieska-Koçoska: Paratë për hekurudhën drejt Bullgarisë nuk mund të ridedikohen, mund t'u kërkojmë t'i rezervojnë mjetet dhe të aplikojnë për një kredi të re

Dimitrieska-Koçoska: Paratë për hekurudhën drejt Bullgarisë nuk mund të ridedikohen, mund t'u kërkojmë t'i rezervojnë mjetet dhe të aplikojnë për një kredi të re

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Paratë për hekurudhën drejt Bullgarisë nuk do të mund të ridedikohen, me kreditorët mund të diskutohet për një kredi të re, thotë ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

"Kur kërkoni një kredi të dedikuar, nuk mund ta përdorni për asgjë tjetër. Mund t'u kërkojmë vetëm t'i rezervojnë mjetet dhe të aplikojmë për një kredi të re", deklaroi sot ministrja e Financave në takim me gazetarët.

Dimitrieska-Koçoska thotë se ka pasur një takim me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Investime dhe se të gjitha argumentet i ka paraqitur hapur. Sipas saj, se cili është përfitimi ekonomik nga ndërtimi i kësaj hekurudhe, shumë më e rëndësishme është, thotë hekurudha drejt Selanikut për kompanitë vendase.

Kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i transportit dhe lidhjeve Aleksandar Nikolloski para pak kohësh deklaruan se do të kërkohet ridedikimi i mjeteve sepse hekurudha përfundon në qorrsokak.

"Kështu si janë vendosur gjërat, do të ishte çmenduri të merreshim vesh si qeveri për një projekt që përfundon në gjysmë tuneli në qorrsokak dhe të shpenzojmë gjysmë miliardë euro para të popullit, sepse vlera e projektit është 560 milionë euro, nga të cilat 360 janë kredi dhe 200 milionë janë grant", deklaroi të hënën Mickoski.

Për fazën e tretë të korridorit hekurudhor 8, nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë, janë siguruar 560 milionë euro, 350 milionë janë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane për Investime. Një grant prej 150 milionë eurosh është marrë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor dhe 60,7 milionë euro nga programi IPA 2. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR