• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dimitrieska-Koçoska: Luftë sistematike kundër krimit dhe korrupsionit për të garantuar siguri ndaj qytetarëve dhe biznesit

Dimitrieska-Koçoska: Luftë sistematike kundër krimit dhe korrupsionit për të garantuar siguri ndaj qytetarëve dhe biznesit

Shkup, 5 nëntor 2024 (MIA)- Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska sot mbajti fjalim në Konferencën e nivelit të lartë për bashkëpunim ndërmjet policisë dhe doganave për luftën kundër përhapjes së armëve të vogla dhe të lehta, dhe kontrabandimin e emigrantëve në EJL, organizuar nga OSBE-ja, me ç ‘rast ajo dërgoi porosi për luftën sistematike kundër krimit dhe korrupsionit.

“Prioriteti kryesor i programit të Qeverisë për periudhën 2024-2028 është sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, krimit dhe tregtisë së paligjshme. Prioriteti ynë është që të krijojmë mjedis të sigurt për jetesë të qytetarëve, mjedis të sigurt për aktivitetin e biznesit, barazi para ligjit, me ç’rast në realizimin e këtij prioriteti jemi përkushtuar me fokus të lartë përmes luftës sistematike kundër krimit dhe korrupsionit. Institucionet përballen me sfudën e mësipërme dhe besoj se me gjithë profesionalizmin që e posedojnë do t'i përgjigjen detyrës në nivel të lartë”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska në hapjen e kësaj konference. 

Në këtë kontekst ajo theksoi rolin e Drejtorisë doganore, si institucion i cili është nën ingerenca të Ministrisë së Financave dhe që është hallkë thelbësore në luftën kundër krimit dhe tregtisë së paligjshme. Njëkohësisht, ajo vuri në dukje rezultatet pozitive në punën e Drejtorisë Doganore edhe në pjesën e arkëtimit të të hyrave, po ashtu edhe në zbulimin e rasteve të tregtisë së paligjshme, si në dhe rëndësinë e shkëmbimit të informacioneve të ndryshme mes institucioneve.

Konferenca organizohet në kuadër të Projektit për mbështetjen e institucioneve në vend për uljen e rrezikut të përhapjes dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta, me qëllim përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit ndërkombëtar.

 

QËNDRONI TË LIDHUR