Dimitrieska - Koçoska për debatin me Petrovskën: Koha do të tregojë se kush kishte të drejtë, e kush gaboi dhe pse po ndodhte e gjithë kjo
- Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska - Koçoska sot deklaroi se për të tashmë është mbyllur çështja për debatin me Slavjanka Petrovskën nga LSDM në seancën e pyetjeve të deputetëve, duke theksuar se shumë shpejt të gjithëve do t'u bëhet e qartë pse ndodhën të gjitha ato gjëra. Përsëriti se nëse do të gabonte, do të kërkonte falje.
- Post By Lindita Sulejmani
- 12:37, 6 mars, 2025

Shkup, 6 mars 2025 (MIA) - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska - Koçoska sot deklaroi se për të tashmë është mbyllur çështja për debatin me Slavjanka Petrovskën nga LSDM në seancën e pyetjeve të deputetëve, duke theksuar se shumë shpejt të gjithëve do t'u bëhet e qartë pse ndodhën të gjitha ato gjëra. Përsëriti se nëse do të gabonte, do të kërkonte falje.
"Më vjen keq që ka pasur një defokus të tillë në lidhje me atë që kam thënë nga foltorja dhe si është interpretuar. Mendoj se kam bërë thirrje disa herë që njerëzit të dëgjojnë të gjithë komunikimin në Kuvend dhe vetë të nxjerrin përfundimet. Sa i përket kërkimit të faljes, mendoj se e kam thënë mendimin tim, nëse do të kisha gabuar do të kërkoja falje. Nuk ka pasur fare tendenciozitet apo ndonjë qëllim", tha Dimitrieska-Koçoska.
Theksoi se në seancë ka folur për shpenzimet e jetesës dhe në bazë të kësaj nuk dëshiron të komentojë më tej për këtë temë.
"Për mua siç thashë kjo është mbyllur, por do të doja të lutem një gjë. Qytetarët të kenë durim, të presin edhe pak. Koha do të tregojë se kush kishte të drejtë, kush kishte gabuar dhe pse po ndodhte e gjithë kjo. Lërjani kohës, ju lutem. Shumë shpejt do të jetë e qartë për të gjithë se pse kanë ndodhur të gjitha këto gjëra”, tha ministrja e financave Dimitrieska-Koçoska.
Ministrja e Financave Dimitrieska-Koçoska dhe dekani i Fakultetit Ekonomik, Predrag Tërpeski nënshkruan Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Fakultetit Ekonomik. ls/
Foto: Printskrin