• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dimitrieska Koçoska: Mbështetjen prej 250 milionë euro do ta marrin firmat të cilat me të vërtetë do të investojnë

Dimitrieska Koçoska: Mbështetjen prej 250 milionë euro do ta marrin firmat të cilat me të vërtetë do të investojnë

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Biznesi do t'i marrë 250 milionë euro të planifikuara nga 500 milionë euro të dakorduara me Hungarinë nën kushtet e njejta nën të cilat do t'i marrë shteti, tha sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska. Për realizimin e mjeteve, siç theksoi, do të bisedohet me Bankën për zhvillim.

Dimitrieska Koçoska thekson se kreditë do të jepen nën kritere të caktuara, sepse duhet, tha të ndërpritet praktika e deritanishme e miratimit të parave pa kontroll të shpenzimit të tyre.

"Ato kredi do të jepen nën kushte të caktuara. Kjo do të thotë se njëherë e përgjithmonë duhet të ndërpritet praktika në këtë shtet e miratimit të parave, kredive, granteve,... në parimin "na jepni dhe pastaj mos i kontrolloni". Ose do të vendosim kushte dhe do t'i kahëzojmë të gjithë ato para ndaj kompanive të cilat me të vërtetë do të investojnë dhe do të kenë impakt pozitiv të PBB-së, në të kundërtën nuk mund të pajtohemi me këtë praktikë e cila bëhej deri tani. Janë shpenzuar shumë mjete përmes Fondit për Inovacione, Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, ndërsa të gjtihë jemi dëshmitarë se efekti ndaj Buxhetit dhe PBB-së është rrënues. Do të thotë nuk është në rregull dhe ne do t'i ndryshojmë kriteret", theksoi ministrja, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp për ribalancin e Buxhetit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s dhe printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR