• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dimitrieska Koçoska: Gjithçka që deri më tani është nënshkruar dhe është në fuqi, është paraparë në kuadër të ribalancit të Buxhetit

Dimitrieska Koçoska: Gjithçka që deri më tani është nënshkruar dhe është në fuqi, është paraparë në kuadër të ribalancit të Buxhetit

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - E tërë ajo që është bërë deri më tani është nënshkruar dhe është nënshkruar në kuadër të ribalancit të Buxhetit. Çka nuk është nënshkruar nuk është paraparë në këtë moment, por prandaj bëhen analiza shtesë në bazë të të cilave do të shohim si do të jetë prej vitit 2025, porositi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

"Ky ribalanc i buxhetit ishte për t'i mbyllur të gjitha problemet e hapura të cilat mund t'i bëjnë dëme shtesë Buxhetit", tha Dimitrieska Koçoska në përgjigje të pyetjes në konferencën e sotme për shtyp dhe shtoi se prioritet ishte së pari të servisohen obligimet e vjetra.

Ky ribalanc, potencoi, thelbësisht do të thotë miratim i mjeteve të cilat nuk ishin paraparë në Buxhet, ndërkaq të cilat do të thonë obligimk ligjor në bazë të të cilit, nëse ka padi, pasojnë shpenzime shtesë, norma interesi etj.

"Rreth 30 milionë euro në vitin 2023 janë paguar vetëm në bazë të vendimeve ekzekutive dhe këtë vit pritet të jetë shumë më tepër. E tërë kjo si rezultat i asaj që ministrat e kaluar nga këto norma interesi shtesë dhe lëndë gjyqësore të cilat i kanë krijuar. Më shpesh janë nga shkeljet e Ligjit për marrëdhënie pune ku janë trabnsferuar të punësuar nga një vend i punës në tjetrin, të punësuarit kanë apditur, e kanë fituar gjyqin. Njejtë ka edhe mosrespektim të kontratave kolektive të cilat ishin nënshkruar dhe në atë bazë njejtë ka shumë padi. Ne nuk mund tani në këtë moment, duke i pasur parasysh se kemi një grumbull obligimesh ligjore për të cilat ekzistojnë rreziqe se plotësisht do ta ngarkojnë buxhetin, të parashohim edhe diçka plus", theksoi Dimitrieska Koçoska.

Sindikata e AOGJSH, ndërkaq, sot reagoi ndaj konkludimit të Qeverisë me të cilin detyrohen shffrytëzuesit buxhetorë gjatë lidhjes së kontratave kolektive t'i kenë parasysh mjetet e lejuara buxhetore, ndërsa ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në pronësi shtetërore të kërkojnë mendim nga Ministria e Financave.

Sot, gjithashtu, edhe ministri i Shëndetësisë, Arben taravari në deklaratë për mediumet tha se këtë vit nuk do të mund të nënshkruhet marrëvehsja kolektive për shëdnetësi dhe të paguhet rritja e rrogave për punonjësit shëndetësorë.

Qeveria të martën e miratoi ribalancin e Buxhetit, ndërsa ministrja e Financave të mërkurën në konferencë për shtyp informoi se janë miratuar edhe disa konkludime.

Disa nga konkludimet janë - shfrytëzuesit buxhetorë detyrohen gjatë lidhjes së marrëvehsjeve kolektive t'i kenë parasysh mjetet e miratuara buxhetore dhe të mos ndërmarrin obligime për të cilat nuk kanë siguruar mjete në buxhetin për vitin rrjedhës dhe shuma të konstatuara maksimale të shpenzimeve në afat të mesëm.

Ndërmarrjet publike dhe shoqatat aksionare në pronësi shtetërore gjatë marrëvehsjeve kolektive duhet të kërkojnë mendim nga Ministria e Financave.

Ata shfrytëzues buxhetorë të cilët realizojnë aktivitete vetëfinancuese dhe kanë mjete të pashfrytëzuara në formë të saldos në llogari, punën rrjedhëse të institucionit në vend se me mjete buxhetore ta financojnë me shfrytëzim të mjeteve nga llogaritë e veta. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR