• e enjte, 26 dhjetor 2024

Digjitalizimi, sundimi i së drejtës dhe qeverisja e mirë në fokus të konferencës "Viti i mundësive evropiane"

Digjitalizimi, sundimi i së drejtës dhe qeverisja e mirë në fokus të konferencës

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Digjitalizimi, sundimi i së drejtës dhe qeverisja e mirë ishin temat e panelit të katërt "Demokracia, e drejta, efikasiteti - proceset e reformës për vlerat dhe standardet kyçe evropiane" në kuadër të konferencës vjetore "Viti i mundësive evropiane" të cilën e organizon Qeveria. 

Zëvendëskryeministra përgjegjëse për politikat për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska theksoi se kjo Qeveri për herë të parë vendosi të formojë Kabinet për politika për qeverisje të mirë dhe kjo tregon, siç tha ajo, se jemi ndërgjegjësuar për nevojën për të mbajtur fokusin në parime të tilla dhe në këto çështje, të cilat fatkeqësisht si ndryshim nuk mund të ndodhin brenda natës, por janë një proces afatgjatë.

"Ne do të jemi para sfidave të krijojmë zgjidhje cilësore afatgjata dhe të qëndrueshme që do të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së sistemit në të cilin jetojmë. Kjo nuk është aspak e lehtë për t'u bërë, duke pasur parasysh se po trashëgojmë një sistem që ka funksionuar për një kohë të gjatë nën shprehjen "shtet i bllokuar", dhe në atë drejtim është edhe më e vështirë që ato ndryshime të shkojnë shumë më shpejt", deklaroi Gërkovska.

Sipas saj, opinioni për një kohë të shpejtë ka fituar besimin në kabinetin e tyre, duke shtuar se ata veprojnë në mënyrë profesionale dhe të paanshme.

Gërkovska përkujtoi se janë të obliguar të mbajnë trajnime për kodin etik, për integritet për zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar të Qeverisë. Ajo njofton se është kryer trajnim i trajnerëve për kodin etik nga punonjësit e Sekretariatit të Përgjithshëm në Qeveri, të cilët morën dhe certifikatë. Vitin e kaluar ka pasur mbi 170 trajnime për zyrtarë, nga korriku deri në shtator të vitit të kaluar janë realizuar mbi 277 trajnime për zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar të Qeverisë.

Zëvendëskryeministrja Gërkovska thekson se politikat për qeverisje të mirë janë bazë për transformimin digjital të shoqërisë.

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktoria Avramovska Madiq rikujtoi Strategjinë për zhvillimin e drejtësisë, e cila është vazhdimësi e asaj të mëparshme, dhe që duhet të zbatohet në ligje dhe të inkurajohen qytetarët që ta zbatojnë atë.

Ajo beson se Këshilli Gjyqësor është një “plagë kancerogjene” e Ministrisë së Drejtësisë dhe sistemit të drejtësisë. Shpeson se tani do të përmirësohet situata dhe se "disa autoritete, institucione, gjykata kanë guxuar të zbatojnë më në fund ligjin".

Avramovska Madiq informon se janë duke bërë një analizë dhe një grup i caktuar profesorësh tashmë janë duke përgatitur informacione se në cilin drejtim do të lëvizin Ligjin për Gjykatat, Ligjin për Prokurorinë Publike, Ligjin për Noterinë, Avokatinë, Përmbarimin... për të gjithë sistemin e drejtësisë.

Zëvendësministrja njoftoi se Ligji i ri Penal tashmë është gati, i përkthyer dhe duhet t'i dërgohet Komisionit Evropian për mendim.

Lidhur me Kodin Penal, ajo sqaroi se pas marrjes së mendimit, udhëzimeve dhe rekomandimeve nga Komisioni Evropian, do të hyjë menjëherë në procedurë qeveritare dhe parlamentare.

Për ligjin lidhur me evidentimin amë, Avramovska Madiq tha se ky Ligj, ndonëse ishte nga një grup deputetësh, ai u mbështet plotësisht nga Ministria e Drejtësisë. Ajo shtoi se kjo Qeveri duhet të jetë krenare për miratimin e një ligji të tillë. Maqedonia e Veriut është vendi i parë në BE dhe i dyti në botë që ka një ligj të tillë. qa/ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR