• e martë, 24 dhjetor 2024

Digjitalizimi është mënyrë e mirë për luftë kundër korrupsionit, institucuonet dhe sektori i biznesit duhet në mënyrë aktive të përfshihen në luftë

Digjitalizimi është mënyrë e mirë për luftë kundër korrupsionit, institucuonet dhe sektori i biznesit duhet në mënyrë aktive të përfshihen në luftë

Shkup, 13 janar 2024 (MIA) - Korrupsioni është proces i dyanshëm dhe në të mund të përfshihen edhe institucionet dhe sektori i biznesit për shkak të së cilës edhe dy faktorët duhet të jenë në mënyrë aktive të përfshirë në luftën kundër korrupsionit, është konkluzioni nga ngjarja e sotme me temë "Partneriteti mes sektorit të biznesit, institucionet dhe organizatat civile në luftën kundër korrupsionit, të organizuar nga Oda Ekonomike dhe Transparensi Interneshënël - Maqedoni.

Është theksuar se digjitalizimi është mënyrë e mirë për luftë kundër korrupsionit dhe se kjo duhet të paraqet mjet kyç për luftë kundër kësaj të keqe, që e pengon zhvillimin e vendit së bashku me koordinimin mes institucioneve.

Siç theksoi kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski, lufta kundër korrupsionit është prioritet i lartë i Odës, ndërsa biznesi dëshiron të luftojë kundër korrupsionit sepse është një nga viktimat e saj.

"Kemi për qëllim që të intensifikohet lufta kundër korrupsionit dhe do të bashkëpunojmë me institucionet në të gjitha nivelet. Rezistenca është ilaçi i vetëm në luftën kundër korrupsionit dhe gjithmonë duhet të parashtrohet e vërteta. Nga deklarative lufta kundër korrupsionit duhet të shndërrohet në konkrete. Pres në dhjetor të vitit 2025, kur do ta vazhdojmë 9 Dhjetorin - Ditën e luftës kundër korrupsionit të flasim për aktivitete konkrete, të cilat i kemi zbatuar", tha Azeski.

Kryetari i Transparensi Interneshënël - Maqedoni, Bllagoja Pandovski theksoi se sektori i biznesit, rritja ekonomike e shtetit dhe korrupsioni paraqesin trekëndësh, i cili në vetëvete ka shumë lidhje dhe është drejtpërdrejtë i ndërlidhur me zhvillimin ekonomik të një vendi  

Theksoi se janë duke u zhvilluar kodet e etikës për sektorin e biznesit, parimet e integritetit dhe transparencës, mjetet digjitale për raportimin e korrupsionit etj.

"Duhet të mbrohen sinjalizuesit në kompani, sepse shpeshherë mund të parandalojnë korrupsionin në fillimet e tij", tha Pandovski, duke theksuar se Transparensi Interneshënël është duke marrë pjesë aktive në hartimin e ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski tha se kur të gjitha proceset janë të automatizuara dhe të digjitalizuara, mundësitë për manipulim dhe keqpërdorim zvogëlohen dukshëm, duke çuar në një shoqëri më të përgjegjshme dhe transparente.

Sqaroi se transformimi digjital ka efekt në dy vepra të rëndësishme - parandalim dhe komunikim të institucioneve.

Anëtari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Servet Demiri porositi se sektori privat ka rol kyç në ndërtimin e klimës rezistente ndaj korrupsionit, ndërsa me rëndësi të madhe, siç tha, është që kompanitë t'i mbrojnë spiunët.

"Kompanitë janë motori i çdo ekonomie dhe korrupsioni në radhët e tyre mund të shtrembërojë konkurrencën, të ulë besimin e konsumatorëve dhe të dëmtojë transparencën e tregut. Prandaj, është e një rëndësie të veçantë që kompanitë të ndjekin trendet e reja të përdorura nga vendet e zhvilluara duke zhvilluar kontekste të qarta për sjelljen e personave të kontrollit të brendshëm, duke ofruar një sistem të besueshëm për mbrojtjen e atyre që raportojnë korrupsionin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet kompetente në këtë drejtim nga kjo fushë dhe me organizatat e shoqërisë civile që punojnë në fushën e parandalimit të korrupsionit", tha Demiri.

Sasho Jakovçevski nga Enti Shtetëror i Revizionit theksoi se digjitalizimi është një mënyrë e mirë për të luftuar korrupsionin dhe për këtë, siç tha ai, të gjithëve duhet t'u sigurohet qasje e barabartë në të. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR