• e hënë, 08 korrik 2024

Digjet Salla Universale në Shkup

Digjet Salla Universale në Shkup

 Shkup, 9 prill 2024 (MIA)   -  Zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Sallën Universale në Shkup. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se është djegur njëra nga kupolat e objektit dhe se zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe po përpiqen ta shuajnë zjarrin.

Në numrin e vetëm për raste urgjente 112 në QMK është raportuar për një zjarr në ambient të hapur i cili po përhapet mbi objektin e Sallës Universale në bulevardin "Aradhat Partizane"  në Shkup. Është në flakë njëra nga kupolat e objektit. 

 

Tani për tani nuk ka informacione se cili është shkaku për zjarrin. 

Në Sallën U niversale në vijim ishin punimet për rinovimin e saj.

Foto: printskrin/QMK

QËNDRONI TË LIDHUR