• e enjte, 26 dhjetor 2024

Digjet një shtëpi dhe disa objekte në 11 zjarre në vend gatë 24 orëve të fundit

Digjet një shtëpi dhe disa objekte në 11 zjarre në vend gatë 24 orëve të fundit

Shkup, 14 qershor 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit në numrin e urgjencës 112 - janë regjistruar gjithsej 2.122 thirrje, prej të cilave 63.29 për qind janë klasifikuar si reale. Janë regjistruar 11 zjarre në ambiente të hapura si dhe disa ndërhyrje më të vogla. Nga era e fuqishme janë djegur objekte dhe një shtëpi gjatë 24 orëve të kaluara, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarrfikësit kanë intervenuar në djegien e bimësisë së ulët dhe mbeturinave në komunat Manastir, Vallandovë, Veles, Gazi Babë, Dollnen, Prilep, Saraj, Sveti Nikollë, Sopishtë, Tetovë si dhe në Shtip.

Nëntë zjarrfikës të Sveti Nikollës me katër makina zjarrfikëse, mbrëmë prej orës 17:07 deri në orën 19:46, kanë ndërhyrë për shuarjen e vegjetacionit të ulët.

"Pastaj, një shtëpi dhe katër dhoma ndihmëse janë djegur edhe në fshatin Malinë. Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej tre hektarësh", njoftojnë nga QMK-ja.

Dymbëdhjetë zjarrfikës të Velesit me gjashtë automjete zjarrfikëse nga ora 16:26 deri në orën 19:35 kanë ndërhyrë në djegien e bimësisë së degraduar.

"Në zjarr janë përfshirë edhe dy depo të vjetra – të braktisura ushtarake në lagjen “Reçani” të Velesit, prapa hotelit “Montenegro”. Është kapluar edhe një sipërfaqe prej 10 hektarësh me bimësi të ulët. Për shkak të erës së fuqishme ka pasur rrezik për shtëpitë në buzë të vendbanimit. QMK-ja ka ndjekur situatën, që nëse është e nevojshme ndihma, të mund të koordinohej nga qytetet e tjera. Por, zjarrfikësit kanë shpëtuar shtëpitë nga zjarri ku për shkak të erës së fortë, ka qenë shumë e djegur dhe me ndryshim kaheje në atë sipërfaqe prej 10 hektarësh", kanë bërë të ditur nga QMK-ja. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR