• e diel, 07 dhjetor 2025

Digjet mali Goten në trekëndëshin e komunave Berovë, Vasilevë dhe Radovish

Digjet mali Goten në trekëndëshin e komunave Berovë, Vasilevë dhe Radovish

Berovë, 22 korrik 2025 (MIA) - Në Berovë po digjet mali Goten, të gjitha forcat nga toka dhe ajri janë angazhuar për t'u përballur me stuhitë e zjarrit, tha Dimitar Goshev komandant i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve (NJTZ) - Berovë. Ai theksoi se është përfshirë një sipërfaqe më e madhe, ndërsa aktualisht, terreni i vështirë dhe era po shkaktojnë probleme shtesë në shuarjen e zjarrit.

"Që nga dje, zjarri nga Strumica është shtrirë në Berovë, gjegjësisht në malin Goten. Ekipi i NJTZ - Berovë ka dalur në terren, si dhe Pyjet e Maqedonisë, kemi mbështetje edhe nga Armata. Era e bënë të veten, stuhitë e zjarrit janë të mëdha. Gjithçka që mundet po vendoset nën kontroll, megjithatë stuhitë e zjarrit janë të mëdha. Bëhet fjalë për pyll me kërcell të ulët, pyje lisi, terreni është i ndryshëm", tha Goshevski. 

Në rajonin ku digjet pylli, ka vila, bletari, dhe kasolle të vjetra.

Ai shtoi se në terren nga ana e Berovës janë mbi 100 persona, nga institucionet dhe vullnetarët. Sasia e siperfaqes së djegur do të përcaktohet më vonë. qa/

Foto: SHVZ-Pehçevë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR