• e diel, 25 gusht 2024

Fabrika "Nikom" në Kavadar përfshihet nga flakët

Fabrika

Kavadar, 23 gusht 2024 (MIA) - Zjarri mbrëmë ka kapluar fabrikën "Nikom" në Kavadar. Në terren ka intervenuar Njësiti territorial kundër zjarreve nga Kavadari me ekipin e Ndërmarrjes komunale, Ekonomisë pyjore Bor, si dhe ekipe nga Velesi dhe Negotina.

Mëngjesin e sotëm nga Njësiti kundër zjarreve kanë konfirmuar për MIA-n se zjarri është lokalizuar rreth orës 01:30, por ekipi i tyre ka mbetur në terren për ta ndjekur situatën.

Për zjarrin mbrëmë ka informuar kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev. Ai në Fejsbuk ka shkruar se Njësia territoriale kundër zjarreve ka ndërhyrë me një përbërje prej 30 zjarrfikësve, ndërsa në terren janë dërguar ekipe të ndërmarrjes publike komunale, Gold Nikel dhe ekonomisë së pyjeve Bor, si dhe ekipe nga Velesi dhe Negotina.

Deri tani nuk ka detaje për zjarrin dhe pasojat e tij. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR