• e shtunë, 23 nëntor 2024

Digjet autobusi i NQP-së Shkup në Butel

Digjet autobusi i NQP-së Shkup në Butel

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Një autobus i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik është djegur në komunën Butel, pas çka ka intervenuar Njësiti Zjarrfikës Territorial i Qytetit të Shkupit.

Prej aty bëjnë të ditur se kanë intervenuar me një automjet dhe kanë shuar zjarrin në autobusin e djegur të NQP-së në udhëkryqin e bulevardit "Hristijan Todorovski Karposh" dhe rrugës "Ferid Bajram" në lagjen Butel.

Bëhet fjalë për autobusin "LLAZ" të prodhimit ukrainas. rq/bsh/

Foto: arkiivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR