• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Digjen tre automjete në Manastir

Digjen tre automjete në Manastir

Manastir, 20 maj 2025 (MIA) - Me intervenim të shpejtë të ekipit të Njësisë zjarrfikëse territoriale, mbrëmë pas mesnate, arritëm të mënjanojmë rrezikun më të madh nga zjarri i një automjeti xhip, që ndodhi në orën 00:20 në Manastir, deklaroi Goran Dimkoski, udhëheqës i NJZT-Manastir.

Nga zjarri tërësisht u dogj xhipi, ndërsa janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera në manastir, konfirmoi Dimkoski.

"Në orën 00:20 morëm paraqitje për një automjet të djegur, llojit xhip 'tojota' në rajonin qendror të qytetit. Ekipi ynë me pesë zjarrfikës doli menjëherë nët erren, në vendin ku ndodhi zjarri. Intervenimi zgjati një orë, deri në orën 01:20. Janë dëmtuar tre automjete, dhe për fat të keq nga zjarri janë kapluar edhe dy automjete të cialt ishin afër xhipit në flakë, i cili u dogj tërësisht. Nuk i dimë shkaqet e zjarrit. Intervenimi ynë me kohë dhe i shpejtë kontribuoi që të mos ketë dëme më të mëdha nga zjarri", theksoi Dimkoski.

Gjatë ditës pritet kumtesë edhe nga SPB-Manastir për automjetet e përfshira nga zjarri, njëri prej të cilëve është i një biznesmeni dhe kandidat për kryetar komune të Manastirit. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR