• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dibra sërish pa epidemiolog, kontrata në vepër nuk iu vazhdua epidemiologut të pensionuar, por edhe të vetëm në rajon

Dibra sërish pa epidemiolog, kontrata në vepër nuk iu vazhdua epidemiologut të pensionuar, por edhe të vetëm në rajon

Dibër, 6 mars 2024 (MIA) - Rajoni më i gjerë i Dibrës sërish mbeti pa epidemiolog, pasi që të pensionuarit Mentor Mela i përfundoi kontrata në vepër, nënhskruar me Ministrinë e Shëndetësisë.

Mela është mjeku i vetëm specialist nga kjo degë e mjekësisë në Dibër, Qendrën Zhupë dhe Mavrovë dhe Rostushë, i cili për vite të gjata ishte udhëheqës i njësisë për shëndet publik dhe e cili më se suksesshëm, edhe pse i vetëm, u përball me pandeminë e Kovid-19, vatra e parë e të cilës ishte mu Dibra.

U pensionua në dhjetor të vitit 2023, por pas këresës së parashtruar nga ana e tij, nga Ministria mpri angazhim me kontratë në vepër në qershor të vitit të kaluar.

Banorët nga ky rajon janë në hall kur u nevojitet shërbim nga mjeku specialist për veshë, fyt, hundë, sepse otorinolaringologu i vetëm vitin e kaluar u pensionua, dhe për shërbimin më të vogël duhet të shkojnë në qytete të tjera. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR