• e mërkurë, 01 prill 2026

Dibra në fokus të investimeve - 23 projekte në vijim, është përfunduar rruga në Kosovrasti i Poshtëm

Dibra në fokus të investimeve - 23 projekte në vijim, është përfunduar rruga në Kosovrasti i Poshtëm

 Dibër, 30 mars 2026 (MIA) - Zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli - Shaqiri, sot qëndroi në  Komunën e Dibrës, në kuadër të vizitave në terren dhe inspektimit të realizimit të projekteve infrastrukturore, ku së bashku me kryetarin e komunës, Fisnik Mela, shqyrtuan nga afër progresin e projekteve që po zbatohen në këtë komunë, përfshirë rindërtimin e plotë të rrugës në fshatin Kosovrasti i Poshtëm.

 "Në kuadër të vizitës, u promovua edhe përfundimi i punimeve në rrugën lokale në fshatin Kosovrasti i Poshtëm, një pjesë me gjatësi prej 450 metra, e cila konsiderohet një investim i rëndësishëm për banorët e zonës dhe për lehtësimin dhe rritjen e sigurisë në trafik", informuan nga komuna.

Sipas Zekolli-Shaqirit, nëpërmjet Ministrisë së Transportit, për Komunën e Dibrës janë siguruar gjithsej 23 projekte me një vlerë të përgjithshme prej 2.6 milionë euro.
 
 Në takimin me Melën, në ambientet e komunës, është vlerësuar se këto investime pasqyrojnë angazhimin e qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm të bashkisë dhe për rritjen e funksionalitetit urban. 
 
 

Implementimi i projekteve infrastrukturore në komunat në vend vazhdon në kuadër të thirrjeve të qeverisë për mbështetje lokale, dhe një nga zonat ku investimet janë intensifikuar është Dibra", tha Zekolli - Shaqiri.

 Siç konfirmojnë nga komuna, kanë biseduar për ecurinë e punës dhe koordinimin e hapave të mëtejshëm për përfundimin e projekteve aktuale, të cilat synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës së qytetarëve, dhe u theksua gjithashtu se përmirësimi i infrastrukturës kontribuon edhe në forcimin e potencialit të pasur turistik të rajonit të Dibrës.

Foto: Ministria e Transportit
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR