• e enjte, 26 dhjetor 2024

Diabetikët në protestë para MSH-së, kërkojnë ndryshim të modelit për marrjen e shiritave dhe aparateve

Diabetikët në protestë para MSH-së, kërkojnë ndryshim të modelit për marrjen e shiritave dhe aparateve

Shkup, 21 korrik 2023 (MIA) - Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve sot protestoi para Ministrisë së Shëndetësisë me kërkesën për të drejtat themelore për terapi dhe pajisje ndihmëse për diabetikët, si dhe përmbushjen e premtimit nga takimi i sotëm të cilin e kishin me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Edhe pse në takimin e sotëm ata arritën marrëveshje për furnizim të shiritave, në protestë shprehën edhe shumë kërkesa të cilat janë të nevojshme për ta, siç janë ndryshimi i modelit për marrjen e shiritave dhe aparateve, ndryshimi i ligjeve për furnizime publike dhe të mos varen nga afatet dhe individët. 

"Sot më në fund u nënshkrua marrëveshja pas shtatë muajsh dhe të gjitha procedurat dhe rregullat, marrëveshja për glukometrat dhe shiritat. Pra, është marrë vendimi përfundimtar, po bëhet analiza ekonomike për ndryshimin e modelit të marrjes së shiritave dhe aparateve vitin e ardhshëm, ndërsa kjo do të jetë me çmim referencë përmes sistemit të tyre - model që do të shpallet më vonë", theksoi në protestën e sotme kryetari i LSHD-së, Dime Velev.

Ai tha se është thënë se ata i intereson ligji për mbrojtje shëndetësore që në të ardhmen të mos ketë procedura. 

"Ministria po i qaset ndryshimit të modeleve, jo për të shmangur furnizimet publike, por për t'i eliminuar ato. Po, ne kemi të drejtën e zgjedhjes dhe shteti duhet të na japë si gjithë vendet e tjera normalisht, veçanërisht nga BE-ja, të drejtën e zgjedhjes për të marrë atë që na duhet vetë, e kam fjalën për pajisjet ndihmëse. Terapinë do ta marrim sërish përmes mjekëve, përmes shtetit, si më parë pa vonesë", shtoi Velev.  

Theksoi se duhet të bëhet model që të ndryshohen edhe ligjet për furnizime publike për të gjitha sëmundjet kronike në mesin e të cilave edhe diabeti dhe se nuk mund të varen nga afatet, nuk mund të varen dhe nuk guxojnë të varen nga individë. 

Ai informoi se nga e hëna do të ketë terapi të pakufizuar dhe nuk do të ketë më reduktime të terapisë antidiabetike.

Mirëpo, sa i përket glukometrave dhe shiritave, ai i bëri thirrje ministrisë që të mos presin 60 ditë pas nënshkrimit, siç është sipas ligjit, por, siç tha ai, më modeste është shtatë ditë, gjegjësisht  javën e ardhshme të shpërndahen shirita dhe aparate për LLOJIN 1, ndërsa për LLOJIN 2 mund të jetë më vonë.

"Ju e dini që nga 4 korriku i këtij viti Lidhja  ka ndryshuar qëndrim, tashmë kërkojmë që të gjithë personat me Lloj 1 të marrin sensorë që gishtat e tyre të funksionojnë normalisht dhe të jetojnë normalisht. Ne duam terapi të reja për retinopatinë, duam edhe terapi të reja për sëmundjet e veshkave që bëjnë parandalim", shtoi Velev. 

Si kërkesë të fundit e theksoi kthimin e edukimit të rregullt te infermieret dhe te mjekët të cilat i takojnë çdo diabetiku. 

“Qëllimi ynë përfundimtar është pikërisht ofrimi i vazhdueshëm i insulinës dhe terapive të tjera antidiabetike dhe tabletave, pajisjeve ndihmëse për matjen e sheqerit për të gjithë pacientët, dhe në çdo moment do të jemi më të zëshëm dhe partnerë, por nuk na mbetet tjetër veçse të rikujtojmë vazhdimisht se jemi këtu dhe se mund të bashkëpunojmë ", tha Velev.

Kryetari i LSHD-së tha se deri të mërkurën presin që të gjitha barnatoret të shpërndajnë gjilpëra për lapsa me insulinë, si dhe terapi antidiabetike dhe apeloi që të gjithë anëtarët ta kontrollojnë këtë në barnatore dhe të njoftojnë për këtë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR