• e enjte, 18 korrik 2024

Dhoma të reja sensorike janë lëshuar në përdorim në dy shkolla të mesme të Shkupit

Dhoma të reja sensorike janë lëshuar në përdorim në dy shkolla të mesme të Shkupit

Shkup, 7 maj 2024

Në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit "Boro Petrushevski" dhe "Cvetan Dimov" janë lëshuar në përdorim dhoma të reja senzorike të cilat do tu mundësojnë rrjedhë më gjithëpërfshirës në procesin arsimor nxënësve të shkollave të mesme me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme të Shkupit. 

Deri më tani Qyteti i Shkupit ka siguruar dhoma sensorike në shumë shkolla të mesme të qytetit, ndërsa projekti vazhdon të realizohet në të gjitha 23 shkollat e mesme të qytetit me qëllim të krijimit të mjedisit gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit tanë të shkollave të mesme.

Qyteti i Shkupit në vazhdimësi i realizon aktivitetet me të cilat është paraparë mbështetje për nxënësit e shkollave të mesme me nevoja të veçanta përmes zbatimit të projekteve të cilat kanë rol kyç në përmirësimin e mirëqenies, duke siguruar hapësirë të sigurt dhe komode e aftësuar për nevojat e tyre të përditshme. 

Departamenti për Marëdhënie me Publikun e Qytetit të Shkupit

________________________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre. 
 

QËNDRONI TË LIDHUR