• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dhoma Përfaqësuese e SHBA-së miratoi deklasifikimin e të dhënave të zbulimit për origjinën e Kovid-19

Dhoma Përfaqësuese e SHBA-së miratoi deklasifikimin e të dhënave të zbulimit për origjinën e Kovid-19

Uashington, 10 mars 2023 (MIA) - Dhoma Përfaqësuese e SHBA-së sot në mënyrë unanime e mbështeti heqjen e rekomandimit kofidencial të informacioneve amerikane të zbulimit për origjinën e Kovid-19.

Vendimin e mbështetën të gjithë deputetët e Partisë Republikane dhe Demokratike pa asnjë të përmbajtur - rezultati ishte 419:0, ndërsa mbetet vetëm të nënshkruhet nga presidenti i shtetit, Xhozef Bajden që të hyjë në fuqi.

Debati parlamentar ishte i shkurtër dhe u përqendrua në temën: Amerikanët dëshirojnë ta dinë se si është krijuar virusi vdekjeprurës dhe çfarë mund të bëhet që të parandalohen epidemitë e ardhshme.

"Opinioni amerikan meriton përgjigje në pikëpamje të çdo aspekti të pandemisë me Kovid-19", tha kongresisti amerikan, Majkëll Tarner nga Ohajo, i cili kryeson me Komitetin për çështje të zbuimit në Dhomën Përfaqësuese.

Sipas tij, kjo përfshin përgjigje të pyetjeve "si është krijuar ky virus, veçanërisht nëse origjina e tij është natyrale ose është rezultat i ndonjë ngjarje laboratorike".

Ekspertët thonë se origjina e virusit, nga i cili vetëm në Amerikë jetën e kanë humbur mbi një milion njerëz, me siguri nuk do të dihet shume vite - nëse mësohet ndonjëherë.

Paraprakisht, Dhoma Përfaqësuese, e cila tani është nën kontrollin e republikanëve, emëroi një komision për ta hetuar origjinën e virusit.

Në qoftë se vendimi nënshkruhet nga presidenti amerikan, të dhënat e kërkuara do të duhet të deklasifikohen në afat prej 90 ditësh.

QËNDRONI TË LIDHUR