• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Dhjetë zjarre aktive, Angellovi me thirrje për kujdes për qytetarët që fundjavën e zgjatur do ta kalojnë nëpër vikend shtëpiza

Dhjetë zjarre aktive, Angellovi me thirrje për kujdes për qytetarët që fundjavën e zgjatur do ta kalojnë nëpër vikend shtëpiza

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Në territorin e vendit sot ka pasur rreth 20 zjarre në ambient të hapur ku 10 prej tyre janë ende aktive.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov përmes një video deklarate tha se një nga zjarret më të vështira për t'u shuar është zjarri që po lëviz drejt kufirit mes Sveti Nikollës dhe Probishtipit, gjegjësisht në fshatin Orel.

"Një nga zjarret vështirë për t'u shuar është ky zjarr aktiv pas meje i cili tashmë po lëviz në kufirin midis Sveti Nikollës dhe Probishtipit. Ky është zjarr që në thelb ka nisur të hënën në fshatin Orel dhe ka qarkulluar gjatë gjithë kohës. Kemi arrit shumë nga krahët e tij t’i ndalim, por kjo linjë është shumë e gjatë. Gjatë gjithë ditës kemi operuar këtu me një helikopter të ushtrisë dhe një helikopter të Serbisë, por fatkeqësisht efektet janë të vogla. Duke qenë se ky zjarr po lëviz drejt dy fshatrave relativisht të vjetra dhe të braktisura nga popullata vendase, janë përpunuar të ashtuquajtura rripa të cilët duhet të pengojnë që zjarri të lëvizë në drejtim të fshatrave. Fatkeqësisht, era që fryn e cila herë pas here është shumë e fuqishme, vështirëson edhe më shumë luftën kundër këtij zjarri", thotë Angellovi.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që planifikojnë këtë fundjavë të zgjatur ta kalojnë në vikend shtëpizat e tyre apo në disa nga vikend lagjet apo fshatrat malore, të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm.

 

Më herët, Angellovi informoi se ka arrit ndihma ndërkombëtare e ofruar përmes mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së.

"Ka arrit një helikopter nga Serbia dhe një nga Çekia", ka thënë ai.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR