• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dhjetë vjet nga formimi i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik

Dhjetë vjet nga formimi i Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik (FIZHT) sot shënon dhjetë vjet nga formimi.

Në shënimin e dhjetëvjetorit të FIZHT-së, siç u paralajmërua, do të flas zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, koordinim me resore ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Festim Halili, drejtor i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe Marvin Liao, kryetar i Komitetit për miratimin e investimeve.

FIZHT është themeluar në dhjetor të vitit 2013 me qëllim të nxitjes së inovacioneve, përmes sigurimit të burimeve shtesë për financimin e inovacioneve për shkak të nevojës për të ndërtuar ekonomi konkurruese të bazuar në njohuri.

"Aktualisht, Fondi nëpërmjet instrumenteve të tij financiare bashkëfinancon 985 projekte me investime të përbashkëta prej rreth 118 milionë euro. Madje 43 për qind nga portofolio e FIZHT janë kompani startup, të themeluara kryesisht nga të rinjtë. Me pothuaj 1,5 milionë euro, fondi mbështet edhe zhvillimin e tre akseleratorë në vend: X Faktor, Sivus Akcelerator dhe Akceleperator afarist-teknologjik UCM", thuhet në ueb faqen e Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR