• e diel, 24 nëntor 2024

Dhjetë vite burg për vajzën 17-vjeçare e cila e vrau 16-vjeçarin në Banjicë të Tetovës

Dhjetë vite burg për vajzën 17-vjeçare e cila e vrau 16-vjeçarin në Banjicë të Tetovës

Tetovë, 14 mars 2023 (MIA) - Për vrasjen e djalit 16-vjeçar që ndodhi në dhjetor të vitit 2022 Gjykata themelore Tetovë sot shqiptoi dënimin me burg prej dhjetë viteve për vajzën 17-vjeçare, informuan nga zyra e gjykatës tetovare për marrëdhënie me opinionin.

Vajza nga fshati Rogle i Tetovës është dënuar për vrasje penale sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 nga Kodi penal.

"Gjykata themelore Tetovë sot solli aktvendim për ngjarjen e datës 21.12.2022 në vendin e quajtur Banjicë, ku është privuar nga jeta fëmija B.H. i moshës 16 vjeçar, ndërsa për të cilën ngjarje procedura zhvillohej ndaj një fëmije në konflikt me ligjin, e moshës 17-vjeçare për veprën penale Vrasje sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 nga Kodi penal. Gjykata solli vendim me të cilin fëmija në konflikt me ligjin është shpallur fajtore dhe i është shqiptuar dënimi me burg për fëmijë në kohëzgjatje prej 10 viteve", thuhet në kumtesën e gjykatës tetovare.

Më 22 dhjetor të vitit 2022 policia, trupin e pajetë të djalit 16-vjeçar nga Novo Sella, Komuna e Zhelinës, e gjeti në lumin Shkumbin afër vendit Banjicë në afërsi të Tetovës. Vajza 17-vjeçare, tashmë e dënuar, u arrestua ditën e nesërme, pas çka iu caktua edhe masa e paraburgimit. Vrasja sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 sipas Kodit penal paraqet formë të kualifikuar të vrasjes-Vrasje në mënyrë brutale. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR