• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dhjetë policë të lënduar në një përleshje me të burgosur gjatë bastisjes në Idrizovë

Dhjetë policë të lënduar në një përleshje me të burgosur gjatë bastisjes në Idrizovë

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Dhjetë policë janë lënduar në një përleshje me një grup të burgosurish gjatë bastisjes në repartin gjysmë të hapur në  Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë. Siç kumtoi MPB-ja, pas ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, është grumbulluar një grup më i madh i të burgosurve e cila ka bërë rezistencë aktive, por siç thojnë, pas ndërmarrjes së masave dhe aktivitetevetë burgosurit janë mposhtur.

Gjatë kësaj, lëndime kanë marrë 10 nëpunës policorë, kurse lëndime kanë pësuar edhe një pjesë e të burgosurve. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Gjatë bastisjes nëpunës policorë të Byrosë për Siguri Publike në koordinim me PTHP Shkup, kanë gjetur 63 telefona celularë, 82 thika, 71 karikues të telefonave dhe drogë.

"Sot  (28.10.2023) nëpunës policorë të Byrosë për Siguri Publike në koordinim me PTHP Shkup, paraprakisht pas marrjes së informatave operative dhe urdhëresë për bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë, në repartin gjysmë të hapur, gjatë së cilës janë gjetur 63 telefona celularë, 82 thika, 71 karikues të telefonave dhe drogë. Pas ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, është grumbulluar një grup më i madh i të burgosurve e cila ka bërë rezistencë aktive, por të njëjtit janë mposhtur pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra. Gjatë kësaj, lëndime kanë marrë 10 nëpunës policorë, kurse lëndime kanë pësuar edhe një pjesë e të burgosurve. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse", qëndron në kumtesën nga MPB-ja. ls/

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR