• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dhjetë persona janë lënduar si pasojë e zjarrit në një fabrikë në Stamboll

Dhjetë persona janë lënduar si pasojë e zjarrit në një fabrikë në Stamboll

 Ankara, 15 nëntor 2024 (MIA) - Dhjetë persona janë lënduar nga zjarri i madh që shpërtheu sot në një fabrikë të produkteve mjekësore në lagjen Esenjurt të Stambollit. Zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk janë përcaktuar, ka përfshirë një ndërtesë trekatëshe.

 Punëtorët janë evakuuar menjëherë dhe në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca të shumta, zjarrfikëse dhe policë. Të lënduarve, të cilët kanë thithur tym, iu është dhënë ndihma e parë.

 Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR