Dhjetë ditë nuk qarkullon linja e vetme në relacionet Shkup-Manastir dhe anasjelltas
- Për shkak të prishjes së lokomotivës sot nuk qarkullon treni nga Shkupi për në Manastir, i cili ndalon në Prilep, Veles dhe stacionet e tjera. Lokomotiva është prishur nga e hëna e kaluar dhe kur pas grevës treditore ky dhe trenat e tjerë, duhej sërish të qarkullojnë, lokomotiva është prishur, informojnë nga "Hekurudhat e Maqedonisë"
- Post By Fami Bajrami
- 13:34, 20 nëntor, 2023
Veles, 20 nëntor 2023 (MIA) - Për shkak të prishjes së lokomotivës sot nuk qarkullon treni nga Shkupi për në Manastir, i cili ndalon në Prilep, Veles dhe stacionet e tjera. Lokomotiva është prishur nga e hëna e kaluar dhe kur pas grevës treditore ky dhe trenat e tjerë, duhej sërish të qarkullojnë, lokomotiva është prishur, informojnë nga "Hekurudhat e Maqedonisë"
Udhëtarët nga Velesi, të cilët për çdo ditë udhëtojnë për në punë dhe në shkolla në Shkup, janë të revoltuar që nuk e kanë këtë tren që shumë do të thotë. Veçanërisht të revoltuar janë banorët e fshatit Azot-Bogomillë, Teovë dhe Sogle, prë të cilët ky tren është e vetmja lidhje me Velesin, Shkupin, Prilepin dhe Manastirin.
Nga "Hekurudha e Maqedonisë" për MIA-n informojnë se me shpejtësi po punohet në rregullimin e lokomtitëve dhe presin prap të lëshohet në qarkullim këtë të mërkure ose të enjte. rq/
Foto: arkivi i MIA-s