• e enjte, 26 dhjetor 2024

Dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore përmes ankandit publik elektronik

Dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore përmes ankandit publik elektronik
Shkup, 19 prill 2022 (MIA) - Qeveria mori Vendim për dhënien e pëlqimit të Shpalljes publike për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për sipërfaqe mbi tre hektarë përmes ankandit publik elektronik, që do ta zbatojë një komisionin i formuar posaçërisht. Ky vendim u mor sot në seancë qeveritare, si pjesë e paketës së masave të parapara me Planin kombëtar për prodhimin e ushqimit që tashmë po implementohet. Nga Qeveria informojnë se inkurajohen bujqit të fokusohen drejt rritjes së prodhimit të kulturave bujqësore strategjike. Qëllimi i kësaj mbështetje është përballja me  krizën botërore, sigurim të ushqimit të përballueshëm dhe të më lirë dhe pavarësi të importit. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR