• e shtunë, 17 gusht 2024

Dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave edhe nesër në Shkup

Dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave edhe nesër në Shkup

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Dezinsektimi me aeroplan kundër formave të rritura të mushkonjave në zonën e Qytetit të Shkupit do të realizohet edhe nesër në orët e hershme të mëngjesit.

Në ueb faqen e Qytetit të Shkupit është njoftuar se dezinsektimi do të bëhet sot dhe nesër.

"Nëse kushtet e motit nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të ketë spërkatje ditën e nesërme kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, në të njëjtin termin", theksohet në faqen e internetit.

Nga Qyteti i Shkupit këshillohen bletarët të marrin masa me kohë për mbrojtjen e bletëve. sa/

Foto: Qyteti i Shkupit

QËNDRONI TË LIDHUR