• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deskoska: Raporti i KE-së për gjyqësorin duhet ta lëshojë alarmin dhe jo të hidhet përgjegjësia

Deskoska: Raporti i KE-së për gjyqësorin duhet ta lëshojë alarmin dhe jo të hidhet përgjegjësia

Shkup, 9 nëntor 2023 (MIA) - Raporti i BE-së për përparimin e çdo vendi kandidat për anëtarësim është "dëftesë" me vlerësime për institucionet. Pjesa e raportit për gjyqësorin në pjesën më të madhe është vlerësim për punën e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor në vitin e kaluar. Ndërsa ky vlerësim, nuk kemi dyshime se është objektiv. Ai më realisht flet për sukseset dhe dështimet tona, jo se si dukemi ne në pasqyrë apo si na shohin apo vlerësojnë paraardhësit tanë, ndjekësit apo konkurrentët politikë, ka shkruar në Fejsbuk profesoresha dhe ish ministre e drejtësisë Renata Deskoska.

Ajo thotë se sinqerisht dëshiron që çdo raport i  ardhshëm të jetë më i mirë nga ai i mëparshmi, ose të paktën të tregojë se ka progres, se nuk ka ngecje në reforma, dhe se shkojmë përpara.

"Për fat të keq, nuk është kështu në pjesën e gjyqësorit. Nëse i krahasojmë raportet e vitit 2019 deri më sot mund të lexojmë vlerësimet e ardhshme për reformat në gjyqësor: viti 2019 - progres i mirë, viti 2020 - progres i mirë, viti 2021 - pak progres, viti 2022 - pak progres, viti 2023 - nuk ka progres", shënoi Deskoska.

Kjo, sipas saj, duhet ta lëshojë alarmin në Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Gjyqësor për të rishqyrtuar rolin e tyre në tejkalimin e gjendjeve. Edhe kërkesa e zgjidhjeve, siç thekson Deskoska, nuk duhet të jetë në stilin e "hedhjes së topit të përgjegjësisë".

"Ajo tashmë ra para tyre dhe bëri një krater të tillë që i gjithë vendi mund të rrëshqiste. Raporti i BE-së për (mungesën) e progresit ju tregoi "fotografinë" e vërtetë, të shëmtuar të Dorian Grejit. Mos e largo shikimin prej saj, nuk do ta zhdukë. Përkundrazi, në vend që të zhvendosni përgjegjësinë dhe të mohoni realitetin, lini mënjanë kotësinë, kini parasysh se në këtë fushë "beteja për pikët e vogla politike" e mbledhur përmes përleshjeve dhe mashtrimeve publike mund të jetë fatale (siç po dëshmohet tashmë) dhe mblidhni të gjitha kapacitetet intelektuale për të gjetur një rrugëdalje nga kjo situatë. Këtë e presin qytetarët", thekson ish ministrja e Drejtësisë Deskoska. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR