• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deskoska: Gjykata kushtetuese ta heqë pjesën kontestuese të ligjit për evidencën amë

Deskoska: Gjykata kushtetuese ta heqë pjesën kontestuese të ligjit për evidencën amë

Shkup, 4 korrik 2023 (MIA) - Ish-ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska porositi përmes një statusi në Fejsbuk që Gjykata kushtetuese ta anulojë udhëzimin e ri dhe ta heqë pjesën kontestuese të ligjit për evidencën amë.

"Vendimi i Gjykatës kushtetuese për të filluar procedurë është lajm i mirë, ndërsa ligji është respektuar sepse ai parasheh nacionalitetin në librat amë, ndërkaq jo ekstraktin e lindjes. Ekstrakti nuk duhet t'i përmbajë të gjitha të dhënat nga libri amë", kumtoi sot Deskoska, pasi që Gjykata kushtetuese vendosi ta rishqyrtojë Udhëzimin e ri për librat amë.

Ajo thekson se përkatësia etnike bën pjesë në grupin e të dhënave "të ndjeshme" të cialt iu nënshtrohen mbrojtjes së posaçme në pajtim me rregullat për mbrojtje të të dhënave personale.

"Të dhëna të tjera të tilla janë të dhënat për përkatësinë religjioze, përcaktimin politik, gjendjen gjëndetësore, orientimin seksual dhe të ngjashme. Shteti ynë është nënshkrues i Konventës për mbrojtjen e personave në raport me përpunimin automatik të të dhënave personale, ndërsa unë personalisht në dhjetor të vitit 2019 e nënshkrova edhe Protokollin për ndryshimin e tij me çka plotësisht përforcohet mbrojtja e këtyre të dhënave të ndjeshme. Ai Protokoll është ratifikuar në Kuvend në qershor të vitit 2021 dhe është obligues për ne", tha Deskoska.

Sipas dispozitave kushtetuese, shton ajo, marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në pajtim me kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm juridik dhe nuk mund të ndërrohen me ligj, e aq më pak me udhëzim.

"Do të thotë kushtetuta jonë i vendosë marrëveshjet nën kushtetutën, por mbi ligjet. Në pajtim me këtë, unë prita që ministria kompetente do të propozojë ndryshim të Ligjit për librin amë, për shkak të harminizimit me obligimet ndërkombëtare, ndërkaq jo ndryshim të udhëzimit për zbatim të ligjit. Ajo që po ndodhë për momentin është proces retrograd dhe mosrespektim i obligimeve ndërkombëtare të cilat i kemi ndërmarrë si shtet", vlerëson Deskoska.

Ajo përkujtoi se Ligji për evidencën amë, i cili është miratuar në vitin 1995 parasheh në librin amë të përfshihet e dhëna për naciinalitetin e prindërve.

"Udhëzimi i parë për zbatim të ligjit është miratuar në vitin 2010 dhe me të është paraparë në librin amë të përfshihet hapësira për nacionalitetin, por në formularin për ekstrakt nga libri amë nuk është paraparë kjo hapësirë. Me atë ligji është respektuar, pa u ndarë të dhëna të ndjeshme para një rrethi më të gjerë të njerëzve, ku do të përdoret ekstrakti. Duket se në vitin 2010, ministri i atëhershëm ka pasur më tepër sens për trendet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, se sa sot në vitin 2023. Do të thotë, me udhëzimin e vitit 2010, i cili është ndryshuar dhe plotësuar në vitin 2015, ishte paraparë zgjidhje, dispozita ligjore të zbatohet në librin amë, ndërkaq duke pasur parasysh atë që ligji nuk parasaheh se çka përmban ekstrakti, në ekstraktin për përdorim më të gjerë, të mos ndahen të dhëna të ndjeshme, siç është përkatësia etnike", shkruan Deskoska.

Ajo përkujtoi se jemi edhe nënshkrues të Konventës kornizë për pakicat nacionale dhe Kuvendi ynë e ka ratifikuar atë në vitin 1997.

"Komiteti këshilldhënës për Konventën kornizë për pakicat nacionale, e kritikon emërtimin obligues të përkatësisë etnike në dokumentet personale, apo në shkresat e brendshme të cilat i udhëheqë administrata, përfshirë policinë dhe autoritetet shëndetësore, si në kundërshtim me të drejtën e vetëidentifikimit dhe kjo mund të lexohet në intepretimet e tyre të Konventës. Do të ishte lajm i shkëlqyeshëm, nëse si epilog i asaj procedure, Gjykata kushtetuese ta anulojë udhëzimin e ri, ndërkaq t aheqë pjesën kontestuese të ligjit, duke iu referuar akteve ndërkombëtare të cilat i kemi nënshkruar dhe ratifikuar", konkludon Deskoska në Fejsbuk. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR