• e enjte, 26 dhjetor 2024

DeSantis: Florida nuk do të ndihmojë në eksradimin e Trampit

DeSantis: Florida nuk do të ndihmojë në eksradimin e Trampit

Majami, 31 mars 2023 (MIA) - Guvernatori i Floridës, Ronald DeSantis deklaroi sot se shteti, të cilin e drejton, "nuk do të ndihmojë" në çfarëdo qoftë kërkese të mundshme për ekstradim, të dërguar nga prokurori i qarkut të Nju-Jorkut, Alvin Breg, për shkak të siç tha "rrethanave të dyshimta" të ndërlidhura me akuzat kundër ish-presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.

Sipas Foks njuz, në publikimin në Tuiter, De Santis i quajti akuzat kundër Trampit "joamerikane" dhe i vlerësoi si "armatim të sistemit juridik për avancimin e axhendës politike".

DeSantis shtoi se "Florida nuk do të ndihmojë në kërkesën për ekstradmin para se gjithash në rrethanat e dyshimta rreth të pandehurit në Manhatan të mbështetur nga Sorosi dhe axhenda e tij politike".

Foks njuz thekson se rezidenca kryesore ose rezidenca e Trampit është prona e tij Mar-a-Lago në Palm Biç, Florida.

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Tramp u padit sot për një hetim të gjatë nga prokurori i Manhatanit për pagesa sekrete, duke përfshirë një pagesë prej 130.000 dollarëve për aktoren pornografike Stormi Daniels dhe një pagesë prej 150.000 dollarë për ish-modelen e Plejboj, Karen Mekdauell. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR