• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Derivatet shtrenjtohen nga një denar në një denar e gjysmë

Derivatet shtrenjtohen nga një denar në një denar e gjysmë

Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Benzina dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga sonte në mesnatë do të rriten për një denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit do të rritet për 1,5 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbimet e Menaxhimit të Mbetjeve Komunale (KRRE). Vendimi rrit çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.7 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 77 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 79 denarë, EURODIESEL BS (D-E V) për 72 denarë, dhe vaji ekstra i lehtë (EL-1) për 70,5 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 1,029 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 44.737 denarë.

KRRE thekson se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatare prej 2,489 për qind për benzinën, 3,554 për qind për dizelin dhe 2,215 për qind për vajin ekstra të lehtë, dhe rënie për mazutin 2.312 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë formuar me llogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,7524 për qind. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR