• e diel, 24 nëntor 2024

Derivatet shtrenjtohen nga një denar në një denar e gjysmë

Derivatet shtrenjtohen nga një denar në një denar e gjysmë

Shkup, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Derivatet nga sonte në mesnatë shtrenjtohen për një deri deri në një denarë e gjysmë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energji,  Shërbimet e Ujit dhe Shërbimet për Menaxhimin me Mbeturinat Komunale (KRRE). Me vendimin kryhet rritja mesatarisht e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për 1.53 për qind.

 Me vendim të KRRE-së, çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 rriten për një denar për litër, derisa EUROSUPER BS-98,  do të shitet EURODIZEL (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) shtenjtohen për 1.5 denarë për litër. 

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të jetë 77.5 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet 80 denarë, EURODIESEL BS (D-E V) për 74.5 dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 74 denarë për litër. Çmimi me pakicë i derivatit M-1 NS rritet për 0.138 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 42.075 denarë.

Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatare prej 4.95 për qind për benzinën, 6.048 për qind për naftën, 6.037 për qind për naftën ekstra të lehtë dhe 0.567 për qind për karburantin. Kursi i denarit kundrejt dollarit, në bazë të të cilit janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0.119 për qind. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR