• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Derivatet lirohen për gjysmë deri në një denarë

Derivatet lirohen për gjysmë deri në një denarë

Shkup, 2 janar 2024 (MIA) - Benzina prej mbrëmë në mesnatë lirohet për gjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i derivateve të naftës ulet për një denarë, ka vendosur sot Komisioni rregullator për energjetikë, Shërbimet e ujit dhe Shërbimet për menaxhim për mbeturinat komunale (KRRE). Me vendim ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.19 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS -95 dhe 77 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 79.5, EURODIZEL BS (D-E V) PËR 73.5, ndërsa vaji ekstra i lehtë për djegie EL-1) për 73 denarë për litër. Me vendim të KRRE-së për 0.839 denarë për kilogram ulet dhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS do të arrijë 41.236 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, tregojnë rënie te benzinat me një mesatare prej 0.085 për qind, të naftës me 2.120, për vajin ekstra të lehtë me 2.043 dhe të karburantit me 1.589 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin, në bazë të cilit janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0.869 për qind. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR