• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Derivatet lirohen nga gjysmë deri në një denarë për litër

Derivatet lirohen nga gjysmë deri në një denarë për litër

Shkup, 6 nëntor 2023 (MIA) - Benzinat nga sot në mesnatë do të lirohen për gjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i naftës do të ulet për një denar, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhimin me mbeturina komunale (KRRE). Me vendimin, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 0,86 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 është 81 denar për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 83, EURODIZEL (D-Е V) për 80,5, ndërsa Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) për 80 denar për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,29 denar për kilogram ulet edhe çmimi me pakicë i Mazutit М-1 SU dhe do të jetë 46,001 den.

Siç theksojnë nga KRRE, çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme
shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,515 %, te nafta për 2,072 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,535 % dhe te mazuti ulja është 0,727 %. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,065%. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR