Derivatet e naftës lirohen për një denar, ndërsa benzina nga nga 0.5 deri dy denarë për litër
- Derivatet e naftës nga sonte në mesnatë lirohen për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinës ulet nga 0.5 deri në 2 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Me vendimin zbatohet ulja e çmimeve me pakicë e derivateve të naftës mesatarisht për 1,79 për qind.
Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Derivatet e naftës nga sonte në mesnatë lirohen për një denar për litër, ndërsa çmimi i benzinës ulet nga 0.5 deri në 2 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Me vendimin zbatohet ulja e çmimeve me pakicë e derivateve të naftës mesatarisht për 1,79 për qind.
Çmimi i ri me pakicë e EURODIZEL BS (D-E-V) do të jetë 68.5, ndërsa i Vajit për Djegie Ekstra të Lehtë (EL-1) 67.5 denarë për litër. Çmimi me pakicë i EUROSUPER BS -95 ulet për gjysmë denari për litër dhe do të jetë 74 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 lirohet për dy denarë dhe do të shitet për 76.5 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së për 1.273 denarë për kilogram ulet edhe çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 43.507 denarë.
Nga KRRE-ja theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror krahasuar me llogaritjen e mëparshme, mesatarisht ka një rënie për benzinën prej 1.569 për qind, për naftë për 3.217, për mazutin për 4.635 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit në krahasim me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0.0124 për qind. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s