• e mërkurë, 04 shkurt 2026

Deri vitin 2030 grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive

Deri vitin 2030 grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive

Shkup, 4 shkurt 2026 (MIA) - Grante prej 5.000 deri 300.000 euro për transformim të gjelbër të kompanive, parashikon projekti, të cilin në katër vitet e ardhshme do ta realizojë Agjencia për inovacione, zhvillim shkencoro-teknologjik dhe sipërmarrësi (INOVA). Projekti "me peshë" 25 milionë euro, do të zbatohet në periudhën 2026-2030 dhe me të pritet të përkrahen të paktën 300 ndërmarrje të vogla, mikro dhe të mesme.

Skema e granteve do të jetë gjithsej 22 milionë euro, ndërsa kompanitë, varësisht nga instrumenti, do të duhet të marrin pjesë me 20-50 për qind financim të tyre.

Thirrjet e para do të shpallen nga mesi i vitit 2026, ndërsa do të realizohet edhe info-karvan në bashkëpunim me komunat, odat ekonomike, qendrat rajonale dhe shoqatat e sektoreve që përkrahja të arrijë tek kompanitë.

Siç u tha sot në ngjarjen me rastin e fillimit zyrtar të projektit "Skema e granteve për mbështetjen e ndërmarrjeve për operacione të gjelbra", varësisht nga madhësia dhe nevojat e kompanive, do të aplikohen disa instrumente financiare - përmes thirrjeve publike, kompanitë do të jenë në gjendje të aplikojnë për mbështetje teknike dhe këshilldhënëse, për standardizim dhe për mbështetje financiare për prokurimin e pajisjeve, teknologjive dhe zhvillimin e produkteve të reja.

Sipas drejtoreshës së INOVA-s, Daniella Dimovska, sot fillon transformimi i rëndësishëm i ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa INOVA do ta udhëheqë ndryshimin jo si administratë, por si biznes partner i vërtetë.

"Kjo skemë grantesh u krijua për ju, kjo është një mundësi për të investuar me mbështetje, ky është shans për t'u përgatitur sot për kërkesat e reja të tregut, për të qenë bashkëkohorë, konkurrues, të gjelbër dhe të barabartë në tregun evropian. Maqedonia mundet, di dhe duhet të ecë përpara, e qëndrueshme dhe e guximshme. Tani është koha për veprim të gjelbër", i porositi drejtoresha kompanitë.

Në fjalimin e saj, Dimovska theksoi se grantet janë të dedikuara për kompanitë që investojnë në zgjidhje të qëndrueshme, ekologjike dhe inovative.

"Ambicja jonë është të krijojmë një gjeneratë të re të kompanive, të cilat jo vetëm se do të ndjekin standardet evropiane, por do të jenë një hap përpara tyre. Ne po ndërtojmë një koncept të liderëve të gjelbër - kompani që tregojnë se tranzicioni i gjelbër nuk është harxhim, por investim në të ardhmen. Paralelisht, po krijojmë një qendër njohurish, si një platformë të gjallë për ndarjen e përvojave, praktikave dhe mësimeve, ndërsa efektet janë të qarta - kompani të qëndrueshme dhe efikase, harxhime më të ulëta, konkurrueshmëri më e madhe, vende të reja të gjelbra pune dhe ekonomi që rritet pa rrezikuar të ardhmen e gjeneratave të ardhshme", nënvizoi Dimovska.

Projekti, shtoi ajo, kontribuon drejtpërdrejt për "grin dill" evropian dhe Agjendën e gjelbër të Ballkanit Perëndimor.

Nga 25 milionë euro sa është vlera e projektit, 18 milionë janë mbështetje nga BE-ja, ndërsa shtatë milionë euro nga fondet buxhetore.

Në ngjarjen ka marrë pjesë dhe mbajti fjalim edhe kryeministri Hristijan Mickoski. bsh/

Foto: Printskrin 

QËNDRONI TË LIDHUR