• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deri te KSHPK janë dorëzuar dokumente për dy gjyqtarë nga Manastiri për të cilët tashmë ka lëndë në Këshillin Gjyqësor

Deri te KSHPK janë dorëzuar dokumente për dy gjyqtarë nga Manastiri për të cilët tashmë ka lëndë në Këshillin Gjyqësor

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) sot në seancë ka konstatuar se veçmë është dorëzuar parashtresë për dy gjyqtarët nga Gjykata Themelore e Manastirit dhe Gjykata e Apelit të Manastirit në Këshillin Gjyqësor për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autoritetit, si dhe anashkalimin e sistemit juridik gjatë kryerjes së aktivitetit së punës.

Nga KSHPK thotë se parashtruesi ka dorëzuar parashtresën në Këshillin Gjyqësor, me ç'rast Këshilli ka ngritur lëndë për procedurë të mëtutjeshme.

"Këshilli Gjyqësor ka ngritur lëndë për këtë rast dhe do të veprojë për këtë kërkesë dhe për këtë do të njoftohet parashtruesi. Nuk ka më elemente që ne të veprojmë për këtë rast", thonë nga KSHPK.

Në seancën e sotme të KSHPK-së janë shqyrtuar edhe raste të tjera. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR