• e enjte, 26 dhjetor 2024

Deri te Gjykata administrative ka arritur një ankesë nga VLEN, ankesa ka edhe nga BDI për të gjitha shtatë vendvotimet ku u anulua votimi

Deri te Gjykata administrative ka arritur një ankesë nga VLEN, ankesa ka edhe nga BDI për të gjitha shtatë vendvotimet ku u anulua votimi

Shkup, 16 maj 2024 (MIA) - Deri te gjykata administrative deri sot në ora 11 ka arritur një ankesë kundër vendimit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga Koalicioni Vlen për Zgjedhjet parlamentare 2024. Ankesa, sipas informatave të MIA-s, ka të bëjë me vendimin e KSHZ-së për votimin në Banjicë të Poshtme, Gostivar. Paradite ankesë kundër vendimit të KSHZ-së do të dërgohet deri te Gjykata administrative edhe nga BDI-ja për të gjitha shtatë vendvotimet, ku u anulua votimi.

Në ueb faqen e Gjykatës administrative u publikua se informohet opinioni se mbrëmë në ora 22:33, pas ankesës së parashtruar nga Koalicioni Vlen në Zgjedhjet parlamentare 2024 kundër Vendimit të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve, UP1 nr. 10-14 nga 14.05.2024, u formua lënda URP. nr.86/2024. Pas ankesës së parashtruar, Gjykata administrative i ndërmerr të gjitha veprimet e procesuara në pajtim me afatet e përcaktuara në kodin zgjedhor. Afati i fundit për këtë lëndë skadon në mesnatë.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve do t'i presë vendimet e Gjykatës administrative, por po ashtu nesër duhet të fillojë të përgatitet për rivotimin që duhet të mbahet të mërkurën më 22 maj. 

Имаме сосема доволна количина на заштитна опрема за сите лекари и членови на избирачките одбори кои би требало да ги спроведат изборите. Како што беше побарано од ДИК, ние го дадовме списокот

Deri te KSHZ janë parashtruar 27 ankesa për votim në zgjedhjet parlamentare, por një pjesë prej tyre ishin në grupe. Prej aty potencojnë se ata me kujdes i kanë shqyrtuar të gjitha ankesat, ndërsa kanë miratuar vetëm shtatë, respektivisht aty ku ka baza dhe ku është evidente se të dhënat në materialin e besueshëm nuk pajtohen me të dhënat e procesverbalit, e kjo është në vendvotimet Zhelinë, Strugë, Ohër dhe nga dy në Dollnen dhe Krushevë.

Anëtarët e KSHZ-së për një nga ankesat, vendimin e kanë marrë njëzëri, ndërsa për të gjitha të tjerat ka pasur gjashtë vota "për", ndërsa një "kundër".

Lidhur me deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili ishte kandidat presidencial i BDI-së dhe zëdhënësi i partisë, nga KSHZ-ja potencojnë se nuk dëshirojnë të komentojnë deklarata politike, por thonë se kjo është pabazë.

Pasi u anulua votimi në gjashtë vendvotime në NJZ5 dhe një një NJZ6 dhe u bë e qartë se janë rrezikuar dy mandate të BDI-së, Osmani në takim me disa ambasadorë dje reagoi në punën e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR