• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Deri të dielën në mesnatë duhet të zgjidhet qeveria e re, Mickoski pret propozimet për ministra nga partnerët e koalicionit

Deri të dielën në mesnatë duhet të zgjidhet qeveria e re, Mickoski pret propozimet për ministra nga partnerët e koalicionit

Shkup, 17 qershor 2024 (MIA) - Seancën parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së re, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, pritet ta caktojë për të shtunën në ora 11:00, e cila duhet të përfundojë jo më vonë se të dielën në mesnatë. Siç paralajmëroi mandatari Hristijan Mickoski, nesër pritet që në Kuvend të paraqesë përbërjen e qeverisë dhe programin për punën e saj. Se sa do të zgjasë kjo seancë varet nga numri i deputetëve të regjistruar për të folur dhe debati në sallën plenare.

Tani për tani është e sigurt se në qeverinë e re do të jenë VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM, të cilat tashmë kanë shpallur propozimet e tyre për ministra në qeveri. Emrat e ministrave nga partia e tij mbrëmë i ka bërë të ditur kryetari aktual Mickoski, ndërsa ka thënë se sot pret që propozimet për ministra t'i marrë edhe nga partnerët e tjerë të koalicionit.

Mandatari e propozon ish-ministrin teknik të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski për ministër në këtë dikaster,  për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme kryetarin aktual të komunës së Aeroportit Timço Mucuski, ndërsa për financa nënkryetaren e VMRO-DPMNE-së Gordana Koçoska Dimitrieska. Për nënkryetar të Qeverisë dhe ministër të Transportit është është propozuar nënkryetar i partisë dhe deputet në disa mandate Aleksandar Nikollovski, në dikasterin e mbrojtjes Vlado Misajlovski, deputet dhe ish-ministër i transportit, kurse  për shoqëri informative dhe transformim digjital, zëvendësministri i mëparshëm shtesë në këtë dikaster, Stefan Andonovski. Ministër i Vetëqeverisjes Lokale do të jetë ish-drejtori i NP “Ujësjellës dhe Kanalizime” Zlatko Pirinski, i cili në periudhën e kaluar ka drejtuar edhe kabinetin e Mickoskit.

Në Ministrinë e sapoformuar të Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale është propozuar Sanja Bozhinovska, anëtare e tanishme e KE-së dhe ekspert në energjetikë, Cvetan Tripunovski në bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave si personel me përvojë shumëvjeçare në resorin, Profesoresha Vesna Janevska në arsim dhe shkencë, në Ministrisë për kulturë dhe turizëm aktori Zoran Lutkov dhe në Ministrinë e sportit hendbollisti Borko Ristovski.

Poste të zëvendëskryeministrave do të kenë edhe partnerët e koalicionit, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e Serbëve, Lupço Dimovski, kryetar i PS-së do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër për sistemin politik, ndërsa Ivan Stoiljkoviq, kryetar i PDK-së, zëvendëskryeministër për marrëdhënie me komunitetet, ndërsa Shaban Saliu do të jetë ministër pa dikaster përgjegjës për integrimin dhe zbatimin e dekadës së romëve.

Zgjidhja kadrore për sekretarin e përgjithshëm të qeverisë paralajmëroi se do të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, se do të dihet shumë shpejt dhe do të jetë në rend dite të seancës së parë të qeverisë.

Partitë nga Koalicioni VLEN, sipas vendimeve të organeve të partisë dhe deklaratave të përfaqësuesve të partisë, do të menaxhojnë me Ministrinë e Çështjeve Evropiane, ku propozim për ministër është Orhan Murtezani nga Alternativa, me Ministrinë e Mjedisit Jetësor për të cilin dikastër kandidat është Izet Mexhiti, lideri i Lëvizjes Demokratike, i cili duhet të jetë edhe zëvendëskryeministër i parë, si dhe me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, për të cilat janë propozuar kuadro nga BESA, Fatmir Limani, përatësisht Besar Durmishi. Dikastri i Shëndetësisë, sipas deklaratave në mediat do të drejtohet nga lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Nga Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë, nga ana tjetër, kandidatë të vendosur nga organet partiake janë Igor Filkov për ministër të Drejtësisë dhe Goran Minçev për ministër të Administratës Publike.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova më 6 qershor ia dorëzoi Mickoskit mandatin për përbërjen e Qeverisë së re, pas konstituimit të Kuvendit. Që atëherë, afati njëzet ditor për formimin e Qeverisë së re filloi të rrjedh. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR