• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Deri sot 1.036 produkte në "Shportën e Vitit të Ri", Inspektorati i Tregut ka konstatuar lëshime të vogla

Deri sot 1.036 produkte në

Shkup, 16 dhjetor 2024 (MIA) - Numri i produkteve në "Shportën e Vitit të Ri" vazhdimisht rritet dhe deri në ditën e sotme arriti 1.036, por lista nuk është mbyllur. Në aksion deri tani janë përfshirë mbi 90 prodhues dhe shpërndarës të produkteve, ndërsa produktet nga dita e djeshme janë të arritshme për qytetarët në 38 zinxhirë të marketeve, informon ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi.

"Shporta e Vitit të Ri" ka nisur dje dhe siç kemi paralajmëruar do të zgjasë deri më 15 janar të vitit 2025. Kjo masë është ulje aksionare e çmimeve të disa produkteve ushqimore, pijeve alkoolike dhe joalkoolike. Është bërë me iniciativë të sektorit të biznesit dhe nuk është nga Qeveria. Ata ofruan produkte me çmime më të ulëta për qytetarët prej të paktën 10 për qind. Nëpërmjet kësaj mase ne po ndihmojmë drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve, që festat e Vitit të Ri t'i kalojnë në kushte të mira", tha Durmishi në konferencën e sotme për media.

Ai theksoi se të gjitha produktet që janë përfshirë me aksionin janë shënuar në raftet e marketeve me shenjën "Kujdesemi! Më pak harxhime, më shumë për ty".

"Edhe pse dje për një pjesë të madhe të marketeve në të gjithë shtetin ishte ditë jopune, respektivisht punuan vetëm marketet në qendrat tregtare dhe në vendet turistike, produktet në rafte u shënuan siç e ka vërejtur këtë Inspektorati Shtetëror i Tregut", theksoi Durmishi.

Monitorimi i çmimeve në masë, siç tha ai, bëhet në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Ligjin për Tregtinë, përkatësisht çmimet e produkteve që janë në "shportën e Vitit të Ri" dhe çmimet më të ulëta shihen nga ato produkte që ishin në 30 ditët e fundit. Çmimi i ri i reduktuar dhe çmimi i vjetër duhet të shfaqen në raftet.

"Shpresoj që në periudhën e ardhshme numri i produkteve në listë të rritet dhe të gjithë së bashku t'u dalim në ndihmë qytetarëve gjatë festave të Vitit të Ri dhe të gjithë do të jemi të përgjegjshëm ndaj qytetarëve. Apeloj te kompanitë që në vazhdimësi të respektojnë veprimin që e kanë krijuar vetë, dhe nëse qytetarët kanë komente t'i raportojnë në Inspektoratin Shtetëror të Tregut në numrin e telefonit pa pagesë 191 ose në ueb faqen www.dpi.gov.mk.

I pyetur se sa do të kontribuojë masa në uljen e shpenzimeve të qytetarëve, Durmishi tha se do të përcaktohet pas përfundimit të vitit.

"Do t'i shohim të dhënat që do të vijnë nga Enti Shtetëror për Statistikë, si dhe nga sindikatat dhe më pas do ta shpallim numrin", tha Durmishi.

Бројот на производи во „Новогодишната кошница“ континуирано расте и заклучно со денешниот ден достигна 1.036, но листата не е затворена. Во акцијата досега се приклучени над 90 производители

Në pyetjen e një gazetari, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski, ka treguar se formalisht dhe ligjërisht kanë mekanizëm që çmimet t'i kontrollojnë edhe para 15 nëntorit edhe një muaj, por për "Shportën e Vitit të Ri" mund të kontrollojë vetëm çmimin më të ulët të produkteve deri më 15 nëntor.

"Veprojmë sipas Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve dhe kur bëhet fjalë për shitje promocionale, pra shitje 30 ditore, si në këtë rast nga data 15 dhjetor deri më 15 janar, çmimet përcaktohen në 30 ditët e fundit - nga 15 nëntori deri më 15 dhjetor dhe nga ajo periudhë ne në thelb marrim çmimin më të ulët si çmimin më të lartë dhe duhet të ketë një zbritje minimale prej 10 për qind. Nëse më parë ka pasur manipulime me çmimet, duhet të kontrollohet se çfarë e ka shkaktuar rritjen, sepse diku kemi edhe produkte të bursës dhe pas kësaj duhet të dalim me koment", tha Stojkoski.

Gjatë ditës së djeshme, siç theksoi, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka vërejtur lëshime të vogla si shënim i paqartë i produkteve, afishe e rëzuar për shkak të cilës nuk shihet çmimi i vjetër dhe çmimi i ri me ulje prej të paktën 10 për qind dhe shtoi se ka informacion se gjatë ditës së sotme janë mënjanuar.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës Marjan Risteski theksoi se për herë të parë në monitorimin e çmimeve janë përfshirë edhe sindikatat, Organizata e konsumatorëve dhe qytetarëve.

"Vetë Sektori i biznesit për prodhimin dhe shitjen e produkteve ushqimore ka dashur të rrisë shkallën e përgjegjësisë sociale dhe ata vetë duhet ta respektojnë këtë vullnet të tyre. Gjatë gjithë kohës do të bëjmë kontrolle dhe të gjitha parregullsitë që do të konstatohen në drejtim të manipulimit të çmimeve do të pasohen me paralajmërime. Nëse paralajmërimet nuk merren parasysh, Ligji për mbrojtjen e konsumatorëve ka edhe dispozita penale për mashtrimin e konsumatorëve me çmime", tha Risteski.

Nëse masa tregohet se është e mirë, siç thekson, ky parim dhe formulë do të përdoret edhe më tutje.

"Nëse del se ka mospërputhje të caktuara dhe po bëhen mashtrime të caktuara, atëherë asgjë nuk e pengon Qeverinë që të nxjerrë masa të reja, më rigoroze. Besoj se biznesi nuk do të lejojë që të ndodhë sepse ideja e masës ishte e tyre. Nëse masa është e suksesshme, do të vazhdojmë ta zbatojmë, nëse jo do t'i kthehemi masave me të cilat do të ketë kufizim të çmimeve për mbrojtjen e qytetarëve", tha Risteski.

Të gjitha informatat për aksionin, listën e produkteve dhe kompanitë që janë pjesë e "Shportës së Vitit të Ri", gjegjësisht prodhuesit, shpërndarësit, marketet janë të publikuara në ueb faqen www.mojakosnica.mk. Lista e produkteve nuk është e mbyllur dhe të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen me produktet e tyre në info@mojakosnica.mk. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR