Deri në tetor të vitit 2024, depozitat e përgjithshme arritën në 388 miliardë denarë, nga të cilat 71 për qind ishin të siguruara
- Deri në tetor të vitit 2024, gjithsej depozitat arrijnë në 388 miliardë denarë ose 6,3 miliardë euro, ndërsa janë siguruar 71 për qind ose 286 miliardë denarë, gjegjësisht 4,48 miliardë euro, tha sot drejtori i Fondit për Sigurimin e Depozitave, Behar Emini.
- Post By Sara Ademi
- 16:49, 12 dhjetor, 2024
Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Deri në tetor të vitit 2024, gjithsej depozitat arrijnë në 388 miliardë denarë ose 6,3 miliardë euro, ndërsa janë siguruar 71 për qind ose 286 miliardë denarë, gjegjësisht 4,48 miliardë euro, tha sot drejtori i Fondit për Sigurimin e Depozitave, Behar Emini.
Në prezantimin para studentëve nga fusha e biznesit, menaxhmentit dhe shkencave ekonomike, Emini tha se depozitat e qytetarëve janë të sigurta.
Sipas tij, gjatë falimentimit eventual të bankave ose kursimoreve, Fondi shumë shpejtë dhe në mënyrë efikase, për më së voni 20 ditë, ka dëmshpërblyer depozitat e siguruara.
Deri më tani, 90 për qind e kompensimit të llogaritur është paguar për të gjithë depozituesit.
"Qëllimi ynë është mbrojtja e depozitave që qytetarët mbajnë në banka dhe në bankat e kursimit. Duke vepruar kështu, ne ndihmojmë në nxitjen e kursimit, që është baza e zhvillimit të ekonomisë. Përveç sigurimit të depozitave, Fondi garanton edhe pagesën e dëmshpërblimeve. Pragu i kompensimit është 30.000 euro në kundërvlerë të denarit për depozitues bankar. Pjesa tjetër e shumës paguhet nga masa e falimentimit e bankës ose kursimores ku ka ndodhur falimentimi ose likuidimi. Menjëherë, në rast falimentimi të një banke ose kursimore, Fondi kompenson depozitat e siguruara shpejt dhe me efikasitet më së voni brenda 20 ditëve. Deri më tani është paguar 90 për qind e dëmshpërblimit të llogaritur. Qytetarët duhet të kursejnë në banka dhe në kursimore, t'i ndajnë kursimet e tyre me mençuri", theksoi Emini.
Ai përkujtoi se të gjitha bankat dhe kursimoret të cilat janë pjesë e sistemit bankar, paguajnë premisë në Fond.
Fondi i Sigurimit të Depozitave u krijua në janar të vitit 1997 si shoqëri aksionare e bankave dhe kursimoreve me emrin Fondi i Sigurimit të Depozitave të Kursimeve. Pragu i kompensimit atëherë ishte 7500 marka gjerman në kundërvlerë të denarit. Më vonë, më 26 korrik të vitit 2000, me vendim të Qeverisë, Fondi nga SH.A. kaloi në pronësi të shtetit dhe mori emrin aktual. Anëtarë të Fondit janë bankat, degët e bankave të huaja dhe bankat e kursimeve të krijuara në vend. Anëtarësimi në Fond është i detyrueshëm për të gjitha bankat dhe bankat e kursimeve që kanë marrë licencë për të vepruar nga Banka Popullore. Fondi nga viti 2002 ka qenë anëtar i plotë i Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave. sa/
foto: MIA