• e shtunë, 23 nëntor 2024

Deri në orën 9 në Strugë për president dalja është 1,9 për qind, për parlamentaret 2,8, në Vevçan 6,4 për qind

Deri në orën 9 në Strugë për president dalja është 1,9 për qind, për parlamentaret 2,8, në Vevçan 6,4 për qind

Strugë, 8 maj 2024 (MIA) - Për zgjedhjet parlamentare në Strugë dhe rrethinë në orën 9 kanë votuar 2,8 për qind e qytetarëve të regjistruar në listën e vetme zgjedhore, ndërsa për raundin e dytë të zgjedhjeve presidencialet të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 1,9 për qind e votuesve, njofton për MIA-n kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Minir Zhuta.

 Sipas tij, votimi në të gjitha 101 vendvotime po rrjedhë pa ndërprerje. 

 Në Vevçan gjithashtu, siç deklaroi kryetarja e KKZ-së, Menka Kukoska deri në orën 9 dalja është 6,42 për qind dhe për të dyja ciklet zgjedhore edhe për zgjedhjen e presidentit dhe për deputetë.

 Vendvotimet në të dyja komunat në mëngjes janë hapur në orën 7 dhe votimi rrjedhë pa ndërprerje. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR