• e premte, 27 dhjetor 2024

Deri në orën 17 në Qendër Zhupë kanë votuar 41,7 për qind nga gjithsej votuesit e regjistruar .

Deri në orën 17 në Qendër Zhupë kanë votuar 41,7 për qind nga gjithsej votuesit e regjistruar .
Dibër, 20 gusht 2022 (MIA) – Në komunën e Qendër Zhupës, në zgjedhjet e sotme të përsëritura për kryetar komune, është siguruar censusi i nevojshëm të një të tretës së numrit të përgjithshëm të personave të regjistruar në listën e vetme zgjedhore. "Deri në orën 17 në votim kanë dalë 2.984 persona ose 41.7 për qind prej 7.154 sa është trupi i përgjithshëm  votues. Censusi  i nevojshëm ishte 2.852 votues. Në votimin e sotëm kishim vetëm një kandidat të propozuar nga një parti politike", tha Nexhip Iljaz, kryetar i KKZ-së. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të vitit të kaluar deri në orën 17 jehona  ka qenë 23,11 për qind nga gjithsej 7.317 persona me të drejtë vote, ndërsa në zgjedhjet e prillit 27,98 për qind nga gjithsej 7.077 votues të regjistruar. Këtë herë pjesëmarrja e rriti praninë e mërgimtarëve, të cilët tradicionalisht pushimet verore i kalojnë në vendlindje. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR